Lotaria Amerikane, aplikantët fitues do të përzgjidhen nga maji deri në korrik
Duke filluar nga data 1 korrik, aplikantët mund ta lexojnë statusin e tyre në internet
Jonida Tashi
Aplikantët fitues të Lotarisë Amerikane 2011 do të përzgjidhen duke filluar që nga muaji aktual e deri në korrik. Sipas udhëzimit të posaçëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë, për Lotarinë e vitit 2011, aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me postë midis periudhës së muajit maj dhe korrik të vitit 2010. Pas marrjes së këtij njoftimi nga autoritetet amerikane, aplikantët e përzgjedhur do të pajisen me udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat mbi emigracionin në SHBA. Sipas njoftimeve të Ambasadës, aplikantët që do të përzgjidhen rastësisht nuk do të njoftohen me e-mail. Ndërsa personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi, pasi ambasadat dhe konsullatat amerikane nuk do të japin një listë të aplikantëve fitues. Ndërkaq, bashkëshortët dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t’u bashkuar me aplikantin primar.
Fituesit
Përsa i përket mënyrës së klasifikimit të aplikuesve, Ambasada Amerikane sqaron se aplikantët fitues të Lotarisë Amerikane 2011 do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjitha aplikimeve të kualifikuara. Për të mësuar nëse është përzgjedhur si fitues i Lotarisë Amerikane, çdo aplikant, duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti, mund ta lexojë statusin e tij të regjistrimit në internet, duke vendosur numrin unik të identifikimit dhe informacionin personal. Në Qendrën Konsullore të Kentakit, të gjitha hyrjet e marra për secilin rajon do të numërohen. Mbas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të zgjedhë rastësisht aplikimet e pranuara sipas rajonit gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë, i zgjedhur rastësisht, do të jetë rasti i parë i regjistruar si fitues; aplikimi i dytë, i zgjedhur rastësisht, do të jetë rasti i dytë i regjistruar si fitues, e kështu me radhë. Të gjitha hyrjet e marra brenda periudhës së regjistrimit do të kenë një shans të barabartë për t’u zgjedhur brenda secilit rajon. Pasi të jetë përzgjedhur në hyrje si fitues, atëherë aplikantit do t’i dërgohet një njoftim me anë të postës nga Qendra Konsullore në Kentaki, e cila do të përmbajë udhëzimet mbi aplikimin për vizë. Kjo qendër do të vazhdojë të ndjekë rastet e atyre që kanë fituar derisa ata të udhëzohen që të paraqiten për intervistën e aplikimit të marrjes së vizës në zyrën konsullore përkatëse.
Vizat
Pas përzgjedhjes së aplikantëve fitues do të fillojë lëshimi i vizave për Lotarinë DV-2011. Sipas afateve të vendosura nga autoritetet amerikane, vizat e Lotarisë 2011 do të lëshohen gjatë periudhës 1 tetor 2010 deri më 30 shtator 2011. Kurse përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjesëtarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të ndodhë gjatë mesnatës së 30 shtatorit të 2011-s. Mbas kësaj date, në asnjë rrethanë nuk mund të lëshohet asnjë vizë e Lotarisë DV-2011, gjithashtu asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë vizat e Lotarisë DV-2011 për t’u bashkuar me aplikantin primar në SHBA mbas kësaj date. Për Lotarinë Amerikane 2011 janë vënë në dispozicion plot 50 000 viza, por pritet që të përzgjidhen edhe më shumë individë. Kjo për arsye sepse është e mundur që shumë aplikantë të përzgjedhur nuk do të kualifikohen për vizë. Intervistat për programin e Lotarisë Amerikane 2011 do të fillojnë në tetor të këtij viti. Qendra Konsullore në Kentaki të SHBA-ve do t’u dërgojë letrat e takimeve aplikantëve të përzgjedhur 4 deri në 6 javë përpara datës së tyre të takimit. Çdo muaj vizat do t’u lëshohen aplikantëve që kualifikohen gjatë atij muaji. Gjithsesi, varet nga numri i vizave në dispozicion. Në momentin që të gjitha, pra 50 000 vizat lëshohen, programi do të mbyllet. Kjo do të thotë që mund të ketë nga ata aplikantë që nuk do të arrijnë të marrin një vizë. Prandaj do të ishte mirë që aplikantët të përgatiten saktësisht ditën e intervistës.
Njoftimi i aplikuesve, si mund ta kontrolloni statusin tuaj në internet
Ndryshe nga praktika e ndjekur gjatë viteve të mëparshme, ku aplikuesit njoftoheshin zyrtarisht me postë ose me afishim të listave, tashmë nuk do të procedohet më në këtë mënyrë. Drejtuesit e programit të Lotarisë Amerikane kanë vendosur zbatimin e një mënyre të re për të njoftuar aplikantët, e cila pritet të jetë më e shpejtë në kohë se të parat. Të gjithë aplikuesit, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë fituar, do të mund të kontrollojnë statusin e hyrjeve të tyre në faqen e internetit E-DV dhe aty do të mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur ose jo. Për të kryer këtë proces, ju duhet të keni ruajtur faqen e konfirmimit në momentin që keni bërë aplikimin. Për të lexuar statusin e regjistrimit tuaj në internet ju duhet të vendosni numrin unik të identifikimit tuaj dhe informacionin tuaj personal, sipas faqes së internetit http:www.dvlottery.state.gov/. Kini parasysh se për të kontrolluar statusin ju duhet patjetër informacioni i konfirmimit të regjistrimit dhe është ekstremisht e rëndësishme që ju ta keni të stampuar këtë informacion konfirmimi. Nëse e keni humbur këtë informacion, ju, gjithsesi, do të merrni një letër nga Qendra Konsullore në Kentaki me postë, duke ju njoftuar për përzgjedhjen tuaj, nëse jeni i përzgjedhur. Por ju nuk do të merrni përgjigje nëse nuk jeni përzgjedhur. Për këtë arsye ju mund ta kontrolloni këtë fakt në internet. Ju mund të përgatitni dhe të parashtroni hyrjen tuaj, ose dikush tjetër mund ta bëjë në emrin tuaj. Pavarësisht se ju apo një mik, shok, noter etj., mund të kenë bërë hyrjen në emrin tuaj, vetëm një hyrje lejohet për një individ dhe regjistruesi është përgjegjës të sigurojë që hyrja është bërë me informacion të saktë. Nëse hyrja juaj përzgjidhet, letra e njoftimit do të dërgohet vetëm në adresën e përfshirë në regjistrim.
Programi i vizave të Lotarisë Amerikane 2011
Programi i Vizave të Lotarisë i autorizuar nga Kongresi Amerikan administrohet vit për vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikëqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (AEK). Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 000 vizash emigrimi, për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi vjetor i lotarisë është i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e lotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i veçantë nuk mund të marrë më shumë se shtatë për qind të vizave të lotarisë së disponueshme në çdo vit. Për lotarinë e vitit 2011, vendasit e vendeve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse vendet e tyre kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA në 5 vitet e shkuara: Brazili, Kanadaja, Kina (të lindur në brendësi), Kolumbia, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvadori, Guatemala, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Pakistani, Filipinet, Peruja, Polonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, si dhe Vietnami. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR dhe Tajvan janë të pranueshëm. Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që me lotarinë e vitit 2005, në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumëfishta.
21 Maj 2010