E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinjalizimi për kontrollet, çdo punonjës detyrohet të “spiunojë” te eprori



Çdo punonjës, i cili gjatë kryerjes së punës apo në lidhje me zhvillimin e detyrave të tij vëren fakte që lënë vend për mundësi të ekzistencës së parregullsive, në bazë të këtij ligji informon menjëherë me shkrim eprorin e drejtpërdrejtë. Në raste ripërsëritjeje të parregullsive të njoftuara më parë, punonjësi informon eprorin e një niveli më të lartë, ose, nëse ai e sheh si të dobishme, njofton nëpunësin autorizues ose titullarin e njësisë publike ose direkt nëpunësin e parë autorizues. Çdo punonjës, i cili gjatë kryerjes së punës apo në lidhje me zhvillimin e detyrave të tij vëren fakte, të cilat lënë vend për mundësi të ekzistencës së mashtrimeve, informon me shkrim edhe Njësinë e Antikorrupsionit. Punonjësi, që merr informacion, menjëherë ia transmeton nivelit më të lartë drejtues dhe nëpunësit të parë autorizues çdo evidencë që mund të provojë parregullsitë sipas pikave 1 e 2. Procedurat në vijim rregullohen me ligj të veçantë për inspektimin financiar publik dhe akte të tjera ligjore. Punonjësi nuk duhet të dëmtohet nga efektet paragjykuese nga ana e njësisë si rezultat i komunikimit të informacionit të përmendur në pikat 1 dhe 2, duke marrë të mirëqenë se ai ka vepruar me ndershmëri dhe në mënyrë të arsyeshme. Pikat 1 deri në 3 nuk aplikohen për dokumentet, veprimet, raportet, shënimet apo informacione të mbajtura në çfarëdolloj forme për qëllimet e punonjësit apo të zbuluara ndaj tij gjatë rrjedhës së seancave të çështjeve gjyqësore.

21 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›