Lotët e guvernatorit: Më falni, por kam tradhtuar gruan
Mark Sandford, guvernatori
i Karolinës së
Jugut ka kërkuar dje
publikisht falje e me lot në sy
për marrëdhënien e tij me një
grua nga Argjentina. 49-vjeçari,
Sandford që kishte shkaktuar
shumë spekulime së fundi me
zhdukjen e tij të beftë dhe mospërgjigjet
e telefonatave që i
vinin në celular, bëri një shfaqje
dramatike dje për të thënë se
gjatë kësaj kohe ai kishte qenë
në Argjentinë. Me lotët që i rridhnin
pa pushim, guvernatori
republikan i dy mandateve rresht
pranoi marrëdhënien e tij me "një
mike të dashur" nga Argjentina
me të cilën pati një marrëdhënie
intime. Sipas medias lokale,
emri i kësaj gruaje është Maria
dhe ajo është e ndarë e me dy
fëmijë dhe jeton në Buenos Aires.
Guvernatori është konsideruar
nga republikanët si një nga kandidatët
e mundshëm që mund të
përballojë Obamën në zgjedhjet
e ardhshme presidenciale. Ai
kërkoi thellësisht falje para familjes,
stafit dhe deklaroi se do
të dorëhiqej nga posti i Shoqatës
së Guvernatorëve Republikanë.
"I kam kaluar 5 ditët e fundit në
Argjentinë duke qarë gjatë gjithë
kohës. Jam zotuar që t‘i ndreq
çështjet e zemrës. Me pak fjalë
mund të them se nuk kam qenë
besnik ndaj bashkëshortes sime
dhe dua t‘i kërkoj ndjesë asaj dhe
4 djemve të mi që i braktisa", ka
deklaruar guvernatori gjatë gjithë
kohës me lot në sy në konferencën
e jashtëzakonshme të shtypit".
Gjithçka nisi në një mënyrë
krejtësisht të pafajshme, siç nisin
gjëra të tilla, me e-mail-e, por
gjatë vitit të fundit marrëdhënia
ime me atë grua u shndërrua në
diçka tjetër dhe si pasojë unë e
lëndova. Ju lëndova ju të gjithë,
lëndova gruan time, djemtë e mi,
miqtë dhe shumë njerëz të tjerë
që kishin besuar e varur shpresat
tek unë. Ajo çka kam bërë ishte e
gabuar. Fundi i historisë". Kur e
pyetën nëse ishte i vetëm gjatë
udhëtimit që kishte ndërmarrë
në Argjentinë, guvernatori u përgjigj:
"Sigurisht që nuk kam qenë
vetëm". Marrëdhënia e guvernatorit
me gruan nga Argjentina u
bë intime rreth një vit më parë,
ndërkohë që e shoqja kishte dijeni
vetëm 5 muajt e fundit. Një
nga gazetat e Karolinës së Jugut
ka botuar pjesë të e-mail-eve
që guvernatori dhe Maria kanë
shkëmbyer me njëri-tjetrin. Në
njërin prej tyre dërguar në korrik
të vitit të kaluar, guvernatori
lëvdon shumë qetësinë dhe hirin
që e karakterizonte Marian dhe
më pas edhe "bukurinë erotike
dhe puthjet mrekullisht pasionante
që i kishte dhënë". Konferenca
e shtypit e guvernatorit është
shfaqja e tij e parë në publik që
nga zhdukja e tij një javë më parë.
Gjatë mungesës së tij të pajustifikueshme,
kundërshtarët politikë
e akuzuan për braktisje të detyrës.
i Karolinës së
Jugut ka kërkuar dje
publikisht falje e me lot në sy
për marrëdhënien e tij me një
grua nga Argjentina. 49-vjeçari,
Sandford që kishte shkaktuar
shumë spekulime së fundi me
zhdukjen e tij të beftë dhe mospërgjigjet
e telefonatave që i
vinin në celular, bëri një shfaqje
dramatike dje për të thënë se
gjatë kësaj kohe ai kishte qenë
në Argjentinë. Me lotët që i rridhnin
pa pushim, guvernatori
republikan i dy mandateve rresht
pranoi marrëdhënien e tij me "një
mike të dashur" nga Argjentina
me të cilën pati një marrëdhënie
intime. Sipas medias lokale,
emri i kësaj gruaje është Maria
dhe ajo është e ndarë e me dy
fëmijë dhe jeton në Buenos Aires.
Guvernatori është konsideruar
nga republikanët si një nga kandidatët
e mundshëm që mund të
përballojë Obamën në zgjedhjet
e ardhshme presidenciale. Ai
kërkoi thellësisht falje para familjes,
stafit dhe deklaroi se do
të dorëhiqej nga posti i Shoqatës
së Guvernatorëve Republikanë.
"I kam kaluar 5 ditët e fundit në
Argjentinë duke qarë gjatë gjithë
kohës. Jam zotuar që t‘i ndreq
çështjet e zemrës. Me pak fjalë
mund të them se nuk kam qenë
besnik ndaj bashkëshortes sime
dhe dua t‘i kërkoj ndjesë asaj dhe
4 djemve të mi që i braktisa", ka
deklaruar guvernatori gjatë gjithë
kohës me lot në sy në konferencën
e jashtëzakonshme të shtypit".
Gjithçka nisi në një mënyrë
krejtësisht të pafajshme, siç nisin
gjëra të tilla, me e-mail-e, por
gjatë vitit të fundit marrëdhënia
ime me atë grua u shndërrua në
diçka tjetër dhe si pasojë unë e
lëndova. Ju lëndova ju të gjithë,
lëndova gruan time, djemtë e mi,
miqtë dhe shumë njerëz të tjerë
që kishin besuar e varur shpresat
tek unë. Ajo çka kam bërë ishte e
gabuar. Fundi i historisë". Kur e
pyetën nëse ishte i vetëm gjatë
udhëtimit që kishte ndërmarrë
në Argjentinë, guvernatori u përgjigj:
"Sigurisht që nuk kam qenë
vetëm". Marrëdhënia e guvernatorit
me gruan nga Argjentina u
bë intime rreth një vit më parë,
ndërkohë që e shoqja kishte dijeni
vetëm 5 muajt e fundit. Një
nga gazetat e Karolinës së Jugut
ka botuar pjesë të e-mail-eve
që guvernatori dhe Maria kanë
shkëmbyer me njëri-tjetrin. Në
njërin prej tyre dërguar në korrik
të vitit të kaluar, guvernatori
lëvdon shumë qetësinë dhe hirin
që e karakterizonte Marian dhe
më pas edhe "bukurinë erotike
dhe puthjet mrekullisht pasionante
që i kishte dhënë". Konferenca
e shtypit e guvernatorit është
shfaqja e tij e parë në publik që
nga zhdukja e tij një javë më parë.
Gjatë mungesës së tij të pajustifikueshme,
kundërshtarët politikë
e akuzuan për braktisje të detyrës.