Musavi: Kërcënimet nuk do të më largojnë nga protestat
Lideri i reformistëve në
Irak ka deklaruar dje,
pas disa ditësh heshtjeje
se nuk do ta ndërpresë
luftën e tij pavarësisht masave
të rrepta të marra nga qeveria.
Ai bëri gjithashtu përgjegjës
për zgjedhjet e manipuluara
pushtetarët aktualë në Iran,
të cilët i fajësoi edhe për gjakderdhjet
e fundit. Përmes
një deklarate në sajtin e tij në
internet, ai bëri thirrje për protesta
të ardhshme, protesta që
nuk do të "krijojnë tensione".
Sipas analistëve të ndryshëm,
kjo deklaratë me tone të ashpra
dhe akuzuese është një sfidë
e vërtetë për pushtetarët e Teheranit
që ka vite që nuk janë
mësuar me një gjuhë të tillë
nga ana e kundërshtarëve politikë,
përfaqësuesve të pjesës
së moderuar të politikanëve.
Ndërkohë është bërë publik
edhe numri i të vrarëve nga ana
e gardistëve iranianë dhe sipas
burimeve të policisë bëhet fjalë
për 8 të vrarë. Megjithatë, asnjë
shifër e dhënë deri më tani nuk
është e verifikueshme për shkak
të bllokadës mediatike që është
bërë në Iran ndaj mediave nga
ana e autoriteteve të vendit.
"Unë nuk do të tërhiqem nga
arritja e të drejtave për popullin
e Iranit, për shkak të interesave
personale, apo të kërcënimeve
të policisë", thuhet më tej në
deklaratën e Mir Mousavit. Sipas
tij, ata që shkelën ligjet me dhunimin
e zgjedhjeve janë edhe
autorët e vrasjeve të shumta që
kanë ndodhur në Iran që pas
zgjedhjeve. Ai deklaroi se shumë
shpejt do ta faktonte një gjë të
tillë. Ish-kryeministri iranian,
që ishte kandidati kryesor presidencial
i opozitës në zgjedhjet
e fundit, foli edhe për presionet
e fundit që i janë bërë atij personalisht
dhe që sipas tij kanë
pasur për qëllim ndryshimin e
qëndrimit ndaj protestave. "Unë
kam shumë pak mundësi aktualisht
që të kontaktoj me njerëz
dhe uebsajtet e mi në internet
kanë shumë probleme teknike.
Gjithashtu, probleme kanë edhe
ato gazeta që mbështesin të
moderuarit", vazhdon Mousavi
në deklaratën e tij. Ndërkohë,
sipas disa burimeve, bëhet
e ditur se janë arrestuar disa
gazetarë dhe kryeredaktorë të
mediave që kanë mbështetur
protestën. Liderët e opozitës
bënë thirrje për organizmin e
një tjetër dite zie kombëtare,
por ende nuk dihet nëse një gjë
e tillë është arritur të realizohet
apo jo. Ndërsa Presidenti
aktual, Ahmadinexhad, dje në
një deklaratë të tij e ka krahasuar
Presidentin e ri amerikan,
Obamën, me paraardhësin e tij,
Bush. Sipas Ahmadinexhadit të
dy janë njësoj në politikën ndaj
Iranit, pavarësisht ndryshimit të
ngjyrës së Obamës.
Irak ka deklaruar dje,
pas disa ditësh heshtjeje
se nuk do ta ndërpresë
luftën e tij pavarësisht masave
të rrepta të marra nga qeveria.
Ai bëri gjithashtu përgjegjës
për zgjedhjet e manipuluara
pushtetarët aktualë në Iran,
të cilët i fajësoi edhe për gjakderdhjet
e fundit. Përmes
një deklarate në sajtin e tij në
internet, ai bëri thirrje për protesta
të ardhshme, protesta që
nuk do të "krijojnë tensione".
Sipas analistëve të ndryshëm,
kjo deklaratë me tone të ashpra
dhe akuzuese është një sfidë
e vërtetë për pushtetarët e Teheranit
që ka vite që nuk janë
mësuar me një gjuhë të tillë
nga ana e kundërshtarëve politikë,
përfaqësuesve të pjesës
së moderuar të politikanëve.
Ndërkohë është bërë publik
edhe numri i të vrarëve nga ana
e gardistëve iranianë dhe sipas
burimeve të policisë bëhet fjalë
për 8 të vrarë. Megjithatë, asnjë
shifër e dhënë deri më tani nuk
është e verifikueshme për shkak
të bllokadës mediatike që është
bërë në Iran ndaj mediave nga
ana e autoriteteve të vendit.
"Unë nuk do të tërhiqem nga
arritja e të drejtave për popullin
e Iranit, për shkak të interesave
personale, apo të kërcënimeve
të policisë", thuhet më tej në
deklaratën e Mir Mousavit. Sipas
tij, ata që shkelën ligjet me dhunimin
e zgjedhjeve janë edhe
autorët e vrasjeve të shumta që
kanë ndodhur në Iran që pas
zgjedhjeve. Ai deklaroi se shumë
shpejt do ta faktonte një gjë të
tillë. Ish-kryeministri iranian,
që ishte kandidati kryesor presidencial
i opozitës në zgjedhjet
e fundit, foli edhe për presionet
e fundit që i janë bërë atij personalisht
dhe që sipas tij kanë
pasur për qëllim ndryshimin e
qëndrimit ndaj protestave. "Unë
kam shumë pak mundësi aktualisht
që të kontaktoj me njerëz
dhe uebsajtet e mi në internet
kanë shumë probleme teknike.
Gjithashtu, probleme kanë edhe
ato gazeta që mbështesin të
moderuarit", vazhdon Mousavi
në deklaratën e tij. Ndërkohë,
sipas disa burimeve, bëhet
e ditur se janë arrestuar disa
gazetarë dhe kryeredaktorë të
mediave që kanë mbështetur
protestën. Liderët e opozitës
bënë thirrje për organizmin e
një tjetër dite zie kombëtare,
por ende nuk dihet nëse një gjë
e tillë është arritur të realizohet
apo jo. Ndërsa Presidenti
aktual, Ahmadinexhad, dje në
një deklaratë të tij e ka krahasuar
Presidentin e ri amerikan,
Obamën, me paraardhësin e tij,
Bush. Sipas Ahmadinexhadit të
dy janë njësoj në politikën ndaj
Iranit, pavarësisht ndryshimit të
ngjyrës së Obamës.