Luan Rama lë PS-në për LSI-në
Kundërpërgjigjet LSI-ja pas ikjes së anëtarëve në Berat
Ish-deputeti socialist: PS-ja ka humbur misionin e saj
Një themelues i Partisë Socialiste për 200 anëtarë të LSI-së. Kjo është përgjigja që i dha dje kreu i LSI-së, Ilir Meta, ish-aleatit të tij, Rama, që mori anëtarët e partisë së tij në Berat. Luan Rama, ish-themeluesi i Partisë Socialiste, në një dalje publike mori teserën e re të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke premtuar se pas tij do të ketë figura të tjera kontribuuese për vite më radhë në PS që do t’i bashkohen partisë së Metës. Ish-themeluesi i PS-së, si dhe ish-ministri i Rendit, Luan Rama, shpjegoi dje para mediave arsyet që e çuan në këtë vendim. Sipas tij, ai nuk ka gjetur asnjë hapësirë në PS dhe bindja i është krijuar sidomos pas 21 prillit, kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Nga ana tjetër, kreu i LSI-së, Ilir Meta, vlerësoi figurën e Luan Ramës si anëtarin më të ri të PS-së së krijuar në vitin 1991. Ish-ministri socialist pohoi para mediave se nuk ishte e lehtë që të arrinte në një hap të tillë, pra të linte teserën e PS-së si themelues i saj. “Në mënyrë të veçantë do të thosha se qëndrimi im sot është edhe një reagim politik, dhe publik ndaj veprimeve absurde dhe tejet komprometuese të lidershipit të PS-së që lidhet me ndërhyrjen dhe dhunimin brutal që iu bë Kushtetutës dhe të gjitha pasojat që sjell ajo ndërhyrje e paprecedent”, - tha Rama. Ai akuzoi kreun e PS-së se ka bërë që kjo parti, pas humbjes të pushtetit në 2005-ën, të kalojë në një krizë të madhe identiteti duke shtuar se PS-ja ka humbur misionin e vet. “Te ne lidershipi i sotëm i PS-së nuk gjen as alternativën, nuk gjen as përgjegjësinë dhe as angazhimin për të qenë zëdhënësja e aspiratave të shumicës së shqiptarëve që kanë besuar tek ajo dhe që e kanë mbështetur atë në këta 17 vjet”, - deklaroi Luan Rama. Drejtues të LSI-së pohuan dje se rasti i Ramës nuk është i vetmi, duke premtuar se pranë kësaj partie do të vijnë figura të tjera mjaft të rëndësishme të PS-së. Prej disa muajsh PS-ja dhe LSI-ja i kanë kthyer marrëdhëniet e tyre në një luftë nervash për rolin e partisë lider që bën opozitën, por edhe për t’i treguar forcën njëra-tjetrës në bazën e majtë. Dy ditë më parë rinisi “rrëmbimi” i anëtarësisë midis dy partive. 220 anëtarë të LSI-së në Berat dorëzuan teserën e kësaj partie duke deklaruar se i bashkoheshin PS-së. LSI-ja u përgjigj se ajo kishte mbi 1700 kërkesa nga anëtarë të thjeshtë të PS-së që pas 21 prillit duan t’i bashkohen kësaj partie. Me shifra iu përgjigj edhe selia rozë këtij qëndrimi të ish-aleates së saj, duke bërë të ditur se janë më mijëra anëtarë të LSI-së që duan t’i bashkohen PS-së. Prej tre vjetësh, përveç rrjedhjes fillestare që pati PS-ja drejt LSI-së të sapokrijuar në 2004-ën, ka pasur raste tipike, ku dy partitë kanë luftuar me numra anëtarësh. Në vitin 2006, PS-ja i mori një deputet grupit parlamentar të LSI-së, por dhe Meta u përgjigj duke marrë drejtues të PS-së në bazë. Rastet janë bërë të shpeshta dhe të dyja partitë pretendojnë se nuk i përdorin mediatikisht. Gjithsesi, reformimi i thellë që Rama bëri në selinë rozë përjashtoi nga strukturat vendimmarrëse figura kontribuuese deri edhe themelues të PS-së. Të pakënaqur nga ky përjashtim, por në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, ata kanë parë Lëvizjen Socialiste për Integrim si një strehë të sigurt politike. Nga ana tjetër, edhe lidershipi aktual i PS-së ka shfrytëzuar përplasjet e LSI-së në bazë për të rimarrë anëtarët që i ikën në vitin 2004.
detaj
Drejtues të LSI-së pohuan dje se rasti i Ramës nuk është i vetmi, duke premtuar se pranë kësaj partie do të vijnë figura të tjera mjaft të rëndësishme të PS-së.
PS: Dekretet, e drejtë ekskluzive vetëm e Presidentit
Partia Socialiste e konsideron të drejtë të Presidentit të Republikës që të konsultohet me krerët e partive politike për ushtrimin e rolit dhe përgjegjësisë të tij, por vlerëson se lidhur me emrat që i propozohen Kuvendit, është një e drejtë që i takon vetëm atij. Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafa, bëri thirrje dje që partitë politike të kontribuojnë që të zgjidhet çështja e dekreteve. “Partia Socialiste vlerëson se konsultimi me kryetarët e partive politike parlamentare është e drejtë që çmohet e realizohet nga Presidenti në ushtrimin e rolit dhe përgjegjësive të tij në cilësinë e kryetarit të shtetit, ndërsa përcaktimi i emrave konkretë që do t’i propozohen Kuvendit mbetet kompetencë kushtetuese ekskluzive e vetë Presidentit të Republikës”, - deklaroi Xhafa. Ai bëri të ditur se PS-ja mendon se mazhoranca parlamentare në Kuvend duhet të njohë e të kërkojë respektimin e kufijve të saj kushtetues në këtë proces, duke hequr dorë nga paragjykimi dhe presioni politik dhe duke i hapur rrugë një procesi shqyrtimi e votimi sa më transparent, në realizim të përgjegjësive kushtetuese të Kuvendit dhe vetë deputetëve dhe në respektim të pavarësisë së institucioneve kushtetuese. “Pavarësisht nga mund të krijohen, vonesat në proces, mungesa e transparencës në të, përpjekjet për denatyrimin e tij dhe vënien nën kontroll politik të këtij procesi, fatkeqësisht, në vlerësimin tonë, do të shkaktojnë një krizë edhe më të thellë e cila do të kalojë kufijtë e vendit”, - përfundoi Xhafa.
Koçi: PS-ja, nevojë për spastrim nga pushtetet informale
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, si dhe kreu i LPI-së, Petro Koçi, deklaroi dje se PS-ja ka nevojë për pastrim nga pushtetet informale, por kjo sipas tij, ndodh vetëm nëse më parë lidershipi i PS-së pranon fajin për 21 prillin. “Nëse nuk ndëshkojmë autorët e këtyre kontratave, tragjedi të tjera na presin. Jemi gati t’i bashkohemi një procesi pastrimi të PS-së nga pushtetet informale, por kjo kërkon së paku një pranim zyrtar nga lidershipi të fajit të 21 prillit”, - tha Koçi. Sipas tij, tragjedia e Gërdecit dhe tragjedia e Kushtetutës bëjnë apel për pastrim të politikës nga korrupsioni. Më tej, në deklaratën e tij, drejtuesi i LPI-së tha se tashmë klasa politike duhet t’i hyjë vetëpastrimit. “Kemi shansin të pastrojmë radhët e institucioneve politike dhe partiake nga shpërdoruesit me mandate përfaqësimi në ekzekutiv, legjislativ dhe drejtim të partive politike”, - deklaroi ai. Sipas tij, humbja e këtij shansi do të përbëjë një fitore të korrupsionit mbi ligjin dhe institucionalitetin. Ai shtroi nevojën e ndëshkimit të pushteteve informale dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pushtetin formal. “Ata që bënë kontratën e Gërdecit dhe ata që bënë kontratën e 21 prillit; ata që nga PS-ja dhe PD-ja urdhëronin kontrata për afaristët e tipit Gërdec; ata që nga PS-ja dhe PD-ja urdhëruan kontratën e KQZ-së për të pushkatuar referendumin”, - përfundoi Koçi.
Rama: Të mos votojmë për flamurin e partisë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të turit “Dialog me Shqipërinë” zhvilloi dje takime në komunat Ulzë, Komsi e Kurdari. Gjatë këtyre takimeve, kreu i PS-së foli për bashkimin përtej së majtës dhe të djathtës. “Ne duhet të ndërtojmë një politikë të re, të shkojmë përtej së majtës dhe së djathtës, t’i kapërcejmë kufijtë e partive. Ne duhet të dalim nga llogoret e partive ku i kanë futur njerëzit, jo për t’u bërë të gjithë socialistë apo demokratë, por të qenë syhapur”, - tha Rama duke shtruar nevojën për të mos votuar symbyllur, për të mos votuar për flamurin e partisë apo udhëheqës partie, por për të votuar për programin më të mirë dhe për njerëzit që e garantojnë atë program. “Kjo është të shkosh një hap përpara, të shkosh drejt së ardhmes, duke lënë pas politikën e vjetër të së shkuarës, e cila na ka ndarë majtas e djathtas, ku ka bërë vetëm hyzmetin e interesave të një grushti njerëzish. Kjo është të lësh pas politikën e politikanëve, duke ndërtuar një politikë të qytetarëve, të njerëzve të angazhuar për të mirën e fshatit, qytetit, atdheut”, - tha Rama.