Topi: Konsultime për procedurat, jo për emrat
Grup juristësh për anëtarët e Gjykatës së Lartë
Sot mbledhja e parë, brenda 10 ditësh sugjerimet
Konsultime me ekspertë ligjorë për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën e Lartë, por jo për emrat. Ky është qëndrimi më i fundit i Presidentit të Republikës, Bamir Topi, pas rrëzimit në Kuvend të 5 dekreteve të para për anëtarët e rinj të institucionit të Gjykatës së Lartë. Presidenti Bamir Topi njoftoi dje ngritjen e një grupi pune për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, të cilët sot paradite do të zhvillojnë mbledhjen e parë në ambientet e Presidencës. Ky grup ekspertësh brenda 10 ditësh do t‘i prezantojë sugjerimet Presidentit, i cili ka ekskluzivitetin e përzgjedhjes së emrave. Këtë nismë të menjëhershme, Presidenti e argumenton me faktin se kërkon të evitojë krizën institucionale, e cila është krijuar për shkak të rrëzimit nga Parlamenti të 5 dekreteve për anëtarë të kësaj gjykate. Përmes zëdhënëses Mimoza Koçiu, Presidenti Topi informoi se Gjykata e Lartë nuk po funksionon normalisht për shkak të një numri të lartë vendesh vakante dhe vonesave të shkaktuara nga procesi i zvarritur i votimit të dekreteve në Kuvendin e Shqipërisë. Koçiu pohoi se me qëllim mbrojtjen, garantimin dhe zbatimin e Kushtetutës, si dhe ruajtjen e parimit të pavarësisë institucionale, Presidenti i Republikës vendosi të ngrejë një grup pune, me qëllim asistencën në përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë me transparencë të plotë juridike. Ky grup pune, i cili do të jetë i përkohshëm dhe konsultativ, do të përbëhet nga 9 anëtarë, juristë, dekanë dhe ekspertë të njohur në fushën e drejtësisë. Në përbërje të këtij grupi janë Artur Metani, këshilltar juridik i Presidentit, Kreshnik Spahiu, zv.kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Virgjil Karaj, sekretar i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, Manjola Bejleri, kryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Artur Kalaja, kryetar i Unionit të Gjyqtarëve, Prof. Dr. Skënder Kaçupi, dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Aleks Luarasi, Prof. Dr Rustem Gjata dhe Krenar Loloçi, ekspert i së drejtës kushtetuese. Grupi i ekspertëve dhe përfaqësuesve të jurisprudencës shqiptare do të ketë për objektiv asistencën ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe do të funksionojë për një periudhë 10-ditore. Veprimtaria e tij do të realizohet në mënyrë transparente me praninë e mediave në ambientet e Presidencës së Republikës. Grupi juridik i transparencës do të shqyrtojë dokumentacionin e kandidatëve, mund të kërkojë informacione shtesë, të sugjerojë standarde dhe kritere të tjera që lidhen me etikën, moralin, nivelin profesional të kandidatëve, si dhe, kur e çmon të arsyeshme, mund të intervistojë një pjesë të tyre. Seancat dëgjimore në Presidencë me përfaqësuesit e grupeve parlamentare do të jenë transparente dhe do të ftohen për të prezantuar rekomandimet mbi standardet dhe parimet e vlerësuara prej tyre, mbi të cilat Presidenti i Republikës do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për 6 vendet vakante. Seancat dëgjimore dhe konsultative me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, me objekt përcaktimin e standardeve të kërkuara nga Kuvendi i Shqipërisë për gjyqtarët e lartë, do të jenë transparente dhe në prezencën e medias dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare. Në përfundim të punës 10-ditore, grupi i ekspertëve dhe i përfaqësuesve të sistemit do të prezantojë të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mbledhura përpara Presidentit të Republikës, i cili në mbështetje të dispozitave të Kushtetutës ka ekskluzivitetin e përzgjedhjes së emrave ndërmjet kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Ne grupin e eksperteve ligjore bën pjesë edhe zoti Loloci, një prej kandidaturave të propozuara më parë nga Presidenti si anëtar i Gjykatës së Lartë, por që u rrëzua nga Kuvendi mbrëmjen e së hënës.
Detaj
Seancat dëgjimore në Presidencë me përfaqësuesit e grupeve parlamentare do të jenë transparente dhe do të ftohen për të prezantuar rekomandimet mbi standardet dhe parimet e vlerësuara prej tyre, mbi të cilat Presidenti i Republikës do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për 6 vendet vakante.
Grupi konsultativ i punës
1. Artur Metani, këshilltar juridik i Presidentit
2. Kreshnik Spahiu, zv.kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
3. Virgjil Karaj, sekretar i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë
4. Manjola Bejleri, kryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve
5. Artur Kalaja, kryetar i Unionit të Gjyqtarëve
6. Prof. Dr. Skënder Kaçupi, dekan i Fakultetit të Drejtësisë
7. Prof. Dr. Aleks Luarasi
8. Prof. Dr Rustem Gjata
9. Krenar Loloçi, ekspert i së drejtës kushtetuese