Berisha: Presidenti të konsultohej me ne për emrat
“Procesi do të ishte më transparent”
“Propozimet, ekskluzivitet i Presidentit”
Pasi mazhoranca dha verdiktin e saj me votë kundër pesë dekreteve të kreut të shtetit Bamir Topi për Gjykatën e Lartë, kreu i kësaj mazhorance, kryeministri i vendit Sali Berisha ka sqaruar dje arsyet që ccuan në këtë vendim. Berisha, vuri në dukje se Presidenti duhet të konsultohej përpara se të dekretonte kandidaturat për Gjykatën e Lartë. Ai pranoi se "propozimet janë ekskluzivitet i Presidentit dhe Kushtetuta e parashikon këtë”. Por sipas tij, në praktikën tonë 18-vjeçare, Presidenti duke ruajtur ekskluzivitetin, nëse do të konsultonte emrat, procesi në tërësi do të ishte më transparent. Z. Berisha bëri të ditur se konsultimi i emrave nuk do të përbënte cenim të ekskluzivitetit të Presidentit për dekretimin e emrave. “Në mënyrë të padiskutueshme, propozimet janë ekskluzivitet i Presidentit të Republikës dhe nuk gjykoj se ndonjë instancë ka të drejtë t’i dërgojë emra Presidentit”, - deklaroi z. Berisha. Kushtetuta e Shqipërisë, - shtoi ai, - nuk ka parashikuar këtë formë plurale të ndërtimit të institucionit. Berisha kujtoi se ka vende që e kanë, por Kushtetuta e Shqipërisë nuk e parashikon këtë formë. “Por Shqipëria ka një praktikë 18-vjeçare dhe, në rast se Presidenti, duke ruajtur tërësisht ekskluzivitetin, do të konsultonte emrat, mendoj se kjo do ta bënte shumë më transparent procesin. Mendimi im është i qartë. Konsultimi i emrave me ata, të cilët do t’i votojnë dhe shqyrtojnë, me ata, të cilët Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtën e shqyrtimit dhe meritës, nuk do të përbënte, në mënyrë absolute, asnjë cenim të ekskluzivitetit”, - theksoi Kryeministri. Z. Berisha ripërsëriti se asnjë institucion apo forum nuk ka të drejtë që t’i diktojë Presidentit emrat që dekreton. Pasi sipas tij, kjo është jashtë çdo lloj koncepti. Kjo është deklarata e parë e Kryeministrit pas rrëzimit të dekreteve në Kuvend të 5 kandidaturave të propozuara nga kreu i shtetit, Bamir Topi, për anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë. Por z. Berisha pavarësisht se u pyet dje në mënyrë të drejtpërdrejtë për kritikat që ambasadori i SHBA-së i bëri rrëzimit të dekreteve, vuri theksin mbi faktin se Presidenti duhet të konsultohej me mazhorancën. Ambasadori amerikan në Shqipëri u shpreh kritik ndaj institucionit të Parlamentit për rrëzimin e 5 dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Uithers kërkoi që pas këtij rrëzimi të bëhen emërime të tjera, por pa përfitime politike. Njëherësh diplomati amerikan bëri thirrje për sheshimin e problemeve dhe mosmarrëveshjeve mes palëve.
Turqia, mbështetje teknologjike për mbrojtjen shqiptare
Turqia i premton Shqipërisë mbështetje teknologjike në fushën e mbrojtjes, duke e konsideruar atë si një faktor sigurie, paqeje dhe stabiliteti në rajonin tonë. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, priti dje një delegacion të lartë të Forcave të Armatosura të Turqisë, i përbërë nga 9 gjeneralë dhe disa ushtarakë të tjerë, të kryesuar nga gjeneral lejtnant, Servet Yoruk. Në këtë takim mori pjesë edhe zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Agim Lala. Ministri Oketa i shprehu falënderimet qeverisë turke, Forcave të Armatosura dhe ministrit të Mbrojtjes të Turqisë, për mbështetjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura, për të përmbushur objektivin madhor, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, i cili u realizua në Samitin e Bukureshtit. Duke folur për marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë, ministri Oketa theksoi se ato kanë qenë të vlefshme dhe të gjithanshme. Pak kohë më parë në Shqipëri ishte për vizitë Kryeministri i Turqisë, një tregues ky mjaft i qartë i nivelit të lartë të këtyre marrëdhënieve. Z. Oketa u ndal sidomos në ndihmën që FA-të e Turqisë kanë dhënë për arsimimin dhe kualifikimin e një numri të madh ushtarakësh shqiptarë në akademitë ushtarake të Turqisë. “Ministria e Mbrojtjes dhe FA Shqiptare, tha ministri Oketa, - duke iu drejtuar ushtarakëve të lartë turq, - do të vazhdoni të gjeni një partner luajal dhe në përpjekjet tona për të arritur objektivin kryesor, anëtarësimin e plotë në NATO. Ne besojmë në mbështetjen dhe në eksperiencën tuaj të gjatë si vend anëtarë i NATO-s dhe për këtë do t’ju jemi mirënjohës”. Nga ana e tij, gjeneral lejtnant Servet Yoruk theksoi se “edhe ne jemi të gëzuar për marrjen e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kjo është e rëndësishme, jo vetëm për ju, por edhe për rajonin. Marrëdhëniet midis dy Forcave tona të Armatosura datojnë që pas vitit 1990 dhe ato kanë ardhur gjithnjë duke u forcuar. Ne jemi të impresionuar nga zhvillimet që ka bërë Shqipëria në këto 15 vitet e fundit dhe në jetën shtetërore një rrugë 15-vjeçare është e shkurtër”.