E Diel, 1 Nëntor 2026

Luanin në një shtëpi, katër vjeçari vret vajzën 3- vjeçare



Një fëmijë katër vjeç ka vrarë vajzën e gruas, me të cilën bashkëjetonte i ati, vetëm 3- vjeçe, duke i qëlluar në kokë më një pistoletë të mbushur dhe të lënë mbi tryezën e kuzhinës. Tragjedia ka ndodhur në Indianapolis, në Shtetet e Bashkuara. E ëma e vajzës së vrarë, Fiona C. Lee, është arrestuar për braktisje të minores dhe mbajtje të substancave narkotike. Në shtëpinë e saj u gjet kokainë dhe marijuanë. Hetuesit po përpiqen ende të gjejnë djalin katër vjeçar dhe babin e tij, 24- vjeçarin Curtis J. Uhite Sr., i fejuari i 26-vjeçares, nënës së vajzës së vrarë. Policët kanë shpjeguar se burri, pasi ka shoqëruar në spital vajzën e vogël që po vdiste, ka ikur pa lënë gjurmë bashkë me djalin e tij. Sipas ndërtimit të ngjarjeve, gruaja ishte lart në katin e dytë, duke bërë dush ndërsa të dy fëmijët në katin e parë po luanin së bashku. Gjatë lojës, djali ka gjetur pistoletën, të Kalibrit 45 (nuk dihet ende qartësisht se kush është pronari i saj) mbi tryezën e kuzhinës. Djali besohet të ketë menduar se pistoleta do të ishte lodër dhe e ka marrë (gruaja ka treguar se fëmijët ishin duke luajtur me pistoleta lodra). “E ka drejtuar në kokën e vogëlushes dhe e ka shkrepur”, - tha zëdhënësi i policisë së Indianapolisit, Jeff Duhamell. Vajza vdiq pas pak orësh në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›