Luante në pellg me ujë, vdes fëmija
Vlorë, 26 Janar NOA Një fëmijë vetëm 24
muajsh humbi jetën tragjikisht ndërsa luante me moshatarë në një gropë me ujë
ku u mbyt fatalisht.
Erinda Hasanaj, vajza dy vjeçe e familjes
Hasanaj në fshatin Orikum të rrethit Vlorë, gjeti vdekjen pasditen e sotme në
fshatin Çepërat, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ndodhi në momentet që e vogla, po
luante me kushërirat e saj, ndërkohë që prindërit mysafirë tek njerëzit e tyre
në fshatin fqinjë, po pinin kafe.
Ata nuk e kanë menduar se çfarë po ndodhte dhe
kur kanë dalë jashtë ishte vonë sepse fëmija ishte mbytur.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu
hetime duke deklaruar paraprakisht se fëmija është mbytur pasi ka rënë në gropën
me ujë, në pakujdesi e sipër teksa luante me fëmijët e tjerë.
a.r/e.r/NOA