Raul do të bëhet trajner i madh

Ish mbrojtësi i Spanjës, Fernando Hierro beson se Raul do të bëhet trajner i shkëlqyeshëm pasi të pensionohet si futbollist.
Hierro e njeh mirë Raulin pasi luajtën së bashku për nëntë sezone në Real Madrid si dhe morën pjesë me Spanjën në tri gara ndërkombëtare mes 1998 dhe 2002. Hierro beson se sulmuesi i cili muajin e kaluar iu bashkua klubit nga Katari, Al Saad, mund të bëhet trajner i suksesshëm.
“Raul do të bëhet trajner i madh. Udhëheqja ka qenë në lëkurën e tij prej kur ishte 20 vjeç. Atij i pëlqen të bisedoj, udhëheq dhe planifikoj”, tha Hierro për Marca.