E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona më do

Legjenda braziliane Pele ka mohuar mosmarrëveshjet e tij me rivalin argjentinas, Diego Maradona duke insistuar se ata kanë marrëdhënie të mira mes vete.

Çifti shpeshherë kanë pasur përplasje verbale, mirëpo Pele ka insistuar se asgjë që është thënë mes tyre nuk është diçka përveç betejë mediatike. “Diego më do”, deklaroi Pele gjatë një interviste për mediet braziliane.

“Ne luajmë shumë me njëri tjetrin, gjithçka është pjesë e lojës. Marrëdhëniet tona janë të mira”, përfundoi O’Rei.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›