E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luçiano Boçi, kreu i ri i PD-së në Elbasan

 

Kuvendi i 9-të i Partisë Demokratike, dega Elbasan, zgjodhi dje kreun e ri të kësaj dege. Ai është zv.rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, doktori i shkencave, Luçiano Boçi, ish- kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 2007. Kandidati fitues ka triumfuar ndaj dy kandidatëve të tjerë në garë, me një diferencë të dukshme votash. Në garë për kreun e PD-së Elbasan, bashkë me Boçin ishin dhe prefekti i qarkut, Shefqet Deliallisi dhe zv.rektori i Universitetit “A.Xhuvani”, Ali Turhani, ish- nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit vite më parë. Boçi ka marrë 257 vota, ndërsa Deliallisi 144 dhe Turhani 101 vota. Votimi u bë nga 516 delegatët e Kuvendit të degës lokale, ndërsa gjatë votimit ka pasur disa kontestime procedurale nga ish kreu i degës demokrate Elbasan, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Aurel Bylykbashi, i cili nuk kishte të drejtë statusore të rikandidonte. Kuvendin e demokratëve elbasanas e kanë ndjekur nga afër, i deleguari i kryesisë, Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, por dhe Ministri i Kulturës Ardian Turku. Fituesi i kësaj gare është përshëndetur nga delegatët e Kuvendit të 9-të, të cilët i dhanë në shumicë mandatin e ri për të drejtuar degën, jo me pak probleme, të një prej bashkive të mëdha të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›