Lufta e heshtur e Karla del Pontes
“Newsweek” vijon hetimet për akuzat e Del Pontes për trafik organesh. Heshtja misterioze e saj dhe çështjet e ngritura gjatë hetimeve për këtë rast
Karla del Ponte nuk është një tip i qetë. Prokurorja këmbëngulëse europiane shqetësoi disa nga anëtarët më të fuqishëm të mafies siciliane, duke i dërrmuar aty për aty te pika më sekrete e tyre, në lidhjet e picës (pizza connection) me bankat zvicerane. Ashtu siç drejtoi Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ajo e çoi Sllobodan Millosheviçin dhe dhjetëra të tjerë para gjyqit për krime lufte dhe hetoi aktet e gjenocidit në Ruanda. Armiqtë e saj i vunë damkën e “putanës” dhe bënë komplote për ta përmbysur, me atentate, duke e shtyrë qeverinë zvicerane ta transferojnë atë, e cila mbrohej kudo dhe në çdo orë nga truprojat. Aftësia e saj e hetimit impresionoi ish-drejtorin e FBI-së, Luis Frih (Louis Freeh), - dhe tërboi ish-drejtorin e CIA-s, Xhorxh Tenet (George Tenet), të cilëve nuk iu nda gjatë kohës që po punonte për të ndaluar ndihmësit e Millosheviçit. Edhe në botimin më të fundit të saj me kujtime “Zonja prokurore”, i botuar në anglisht këtë muaj, ajo i vjen rrotull debatit më të fundit në lidhje me akuzat që zyrtarët në Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja dështuan në hetimin e plotë të dyshimeve për trajtim mizor të serbëve nga shqiptarët në Kosovë, në vitin 1999.
Në atë kohë, në fakt, dukej ironi e sigurt se kjo ishte një legjendë e zbatimit të ligjit të trimave, që është futur në vorbullën e thashethemeve një fjalë rreth librit të saj.
“Zonja prokurore” bëri sensacion kur ajo paraqiti për herë të parë, në librin e saj, të botuar në italisht, vitin e kaluar, tamam kur flitej te pjesa rreth dyshimeve për sjelljen mizore të shqiptarëve. Ajo raporton se ekipi i saj i krimeve të luftës ka marrë informacione se 100-300 serbë që ishin zhdukur, pikërisht pas konfliktit të Kosovës, në vitin 1999, ishin marrë peng dhe ishin transportuar në kufirin ndërkombëtar brenda në Shqipëri dhe u vranë. Ajo ka shkruar se disa të rinjve, robërit më me shëndet, mund t’ua kishin hequr organet e tyre si një operacioni ndërkombëtar trafikimi. Prokurorët shqiptarë pohojnë se nga hetimi i kryer nga autoritetet vendore dhe Kombet e Bashkuara tregohet se nuk ka të dhëna në mbështetje të akuzës. Por akuzat mund të kenë sjellë shqetësim tronditës brenda qeverisë zvicerane, e cila e caktoi Del Ponten si ambasadore të vendit të saj në Argjentinë menjëherë pasi ajo përfundoi librin.
Zvicra e ndaloi Del Ponten për të diskutuar çështjen. Si rezultat, libri voluminoz i Del Pontes është në qarkullim – por pa autoren e saj. Del Ponte mund të jetë gojëmbyllur, por bashkautori i saj, ish-reporteri i ‘The New York Times’-it, Kuk Sudetik (Chuck Sudetic, është duke folur hapur. Kjo është realisht e çuditshme dhe e rrëmujshme”, - thotë Sudetik, i cili është duke udhëtuar në Shtetet e Bashkuar, në mbrojtje të botimit të librit në gjuhën angleze.
“Karla del Ponte nuk flet me një gjuhë të dykuptimtë. Ajo është një grua që thotë atë që mendon. Ajo e bën këtë gjë me stil, por nuk ka frikë të thotë atë që mendon. Ajo nuk ka frikë t’ua thotë mendimet e saj çdokujt”.
Një zëdhënës i Ambasadës Zvicerane në Uashington i thotë “Newsweek” se Del Ponte kur shpreh “mendimet e veta” për çdo aktivitet të saj që ka bërë më parë, mund të jetë në papajtueshmëri me “funksionin e saj të tanishëm”. Por, zëdhënësi refuzon të trajtojë se si mund të ndodhë nxjerrja jashtë ligjit, apo nëse kjo aplikohet për ndonjë prej anëtarëve të Trupit Diplomatik të vendit. Një burim i afërt pranë Del Pontes thotë se ajo nuk ishte njoftuar për ndalimin derisa mori detyrën e saj. Madje, edhe kur ajo e kishte përfunduar librin dhe kishte marrë autorizimin për të udhëtuar në Milano për librin e saj.
“Heshtja e Del Pontes ka shkaktuar një kumbim serioz për shitjet”, - thotë Xhudih Guruiç (Judith Gurewich), botuesja amerikane e Del Pontes. Shtëpia e saj botuese, “Other Press”, shtypi 15 mijë kopje të “Zonja prokurore”, por ajo nuk ka shitur më shumë se 600 copë. Pa yllin e skenës media tërhiqet nga intervistat dhe planet për turet promovuese të librit, që mund të rrisin mbështetjen. “Ëndrra ime ishte që Stefën Kolbert (Stephen Colbert) të mund ta intervistojë atë”, – thotë Gureuviç, që doli e pasuksesshme pas konsultave me zyrtarët zviceranë për t’i bindur ata për ta hequr vendimin për ndalimin e librit. “Unë thashë se si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, ajo nuk mund t’i bjerë borisë rreth librit të saj. Disa herë politika triumfon mbi të drejtat e njeriut. Ata do të pretendojnë në këtë rast për një përfitim më të madh, por unë nuk mendoj se kjo është e pranueshme". A u shqetësuan vetëm zviceranët? Disa ekspertë të çështjeve ballkanike sugjerojnë se udhëheqësit e vendit mund të frikësohen nga një stuhi politike në të ardhmen e afërt.
Botimi në italisht i librit në pranverën e kaluar përkoi me vendimin e ndjeshëm politik të Zvicrës për njohjen e Kosovës si një vend i pavarur, — një pozicion i nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Europës Perëndimore, por i kundërshtuar në mënyrë të ashpër nga Rusia.
Ndarjet politike rreth dyshimeve për krime të mundshme të kryera nga shqiptarët e Kosovës mund të ketë vënë në majë të vezës (në siklet) zyrtarët zviceranë; Del Ponte shkruan se disa bashkatdhetarë të saj e paralajmëruan rreth çështjeve të diskutueshme për dhunën shqiptare në librin e saj.
Në të njëjtën kohë, një burim fare pranë Del Pontes, që nuk do të flasë me regjistrim për shkak të ndjeshmërisë diplomatike, lë të kuptojë se ministri i Jashtëm i Zvicrës mund të ketë qenë i kujdesshëm në faktin se “ylli i ambasadores” mund të ngrihej në arenën ndërkombëtare. Pavarësisht rastit, libri vijoi duke nxitur vëmendjen për debate: më 23 shkurt qeveria serbe njoftoi se mund t’i shtyjë autoritetet shqiptare për më tepër informacion rreth dyshimit për trafikim organesh. Dhe nuk ekziston çështja që plagët politike në Ballkan vazhdojnë të jenë të hapura ende një dekadë pasi Kosova po ecën drejt pavarësisë dhe është shkatërruar ish-Jugollavia.
(Të enjten gjykatës ndërkombëtar deklaruan fajtorë 5 bashkëpunëtorë të Millosheviçit për krime lufte, ndërsa shfajësuan presidentin serb të asaj kohe).
Sudetik pranon se teoritë e errëta të konspiracionit janë të zakonshme në rajonin në të cilin ka mbuluar me informacion për “Times”, mes shumë të tjerëve, gjatë viteve ‘90 (Sudetik, që dikur ishte analist me Gjykatën për Ballkanin, tani punon për Institutin e Shoqërisë së Hapur, një grup që mbështet politikën e Xhorxh Sorosit (George Soros).
Por ai pohon se ky rast përfshin të dhëna të forta. Sipas librit, investiguesit gjetën ilaç “paraphernalia” dhe shenja gjaku në një vend të lokalizuar nga personat që kishin dyshim kur e vizituan në vitin 2004. Akoma pa ndonjë trup, ata kanë mungesa përcaktuese provash të krimit. Duke gjetur dëshmitarë provohet një sfidë, por parashikohet se grupi i gazetarëve nuk mund të nxjerrë në shesh burimet e tyre. Dhe njerëzit, duke jetuar pranë vendit, nuk bashkëpunojnë.
Gjykata e Del Pontes nuk e ka në juridiksion të ndjekë rastin qëkur krimi u dyshua se kishte ndodhur në një vend jashtë Kosovës dhe pasi konflikti atje kishte përfunduar. Autoritetet vendore në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kishin kapërcyer kujtimet e mizorive serbe ndaj popujve të tyre, që janë akoma të gjalla në mendjet e tyre, duke qenë të hapur në mënyrë të fuqishme për të hetuar çdo krim. Inati shkoi thellë. Në një pikë Del Ponte shkuan se prokurorët shqiptarë i thanë njërit prej prokurorëve të saj: “Nëse ata kanë sjellë serbë nga Kosova këtej dhe i kanë vrarë, kanë vepruar mirë”.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili kishte në juridiksion ngritjen e shtetit të ri menjëherë pas konfliktit, ndërmori paraprakisht një shikim të njëanshëm ndaj ekipit të Del Pontes. Por ata u ngritën kundër të njëjtave problemeve, duke gjetur dëshmitarë në komunitetin e vogël dhe të heshtur të shqiptarëve dhe e lanë çështjen të rridhte. (Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara i tha Associated Press në nëntor se hetuesit e Organizatës nuk kanë gjetur të dhëna të qarta në mbështetje të pretendimeve se serbët janë rrëmbyer dhe vrarë në Shqipëri.)
Udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi kanë hedhur në erë akuzat e Del Pontes si një “fantazi joreale, duke pretenduar se ajo nuk e ka ngritur kurrë çështjen në takime private. Kjo nuk është hera e parë që ajo ka shfryrë zemërimin. Kundërshtarët e akuzojnë atë për punën e dobët në gjyqin e Millosheviçit dhe në këtë mënyrë e lejuan atë të vdiste teksa ishte në kujdestarinë në Hagë, në vitin 2006, pesë vjet pas kapjes së tij, pa dhënë vendimin, madje, pa e përshkruar se çfarë kishte bërë. Kritikët pretendojnë se ajo dështoi në sigurimin e mbrojtjes së mjaftueshme për dëshmitarët e saj. Në përfundim, disa u vranë, disa të tjerë u larguam dhe disa u deklaruan publikisht si dëshmitarë. Dhe në fund të fundit ajo ishte përjashtuar dhe nga Gjykata e Krimeve të Luftës së Ruandës, në Tanzani, duke sjellë pakënaqësi kur menaxhoi hetimet, ndonëse ka një hendek në kohën e saj midis kërkesave të Ruandës dhe Ballkanit. (Del Ponte mbrojti idenë se qeveria e Ruandës e kundërshtoi atë për rastet e ndjekjes dhe hetimit të Tutsis si dhe Hutus.)
Me gjithë reputacionin e saj, akuzat e saj më të fundit kanë ndezur një fitil kapsolle. Menjëherë pas publikimit të librit “Zonja prokurore” doli një raport i Human Rights Watch, duke ofruar të dhënat e kërkuesve të saj, që pohojnë në mënyrë të pavarur pretendimet e Del Pontes. Nacionalistët serbë kanë ngritur këtë histori, veçanërisht në elementet sensacionale të trafikimit të organeve, duke e përcjellë si mesazh të tyrin brenda vendit se ata kanë qenë në mënyrë të padrejtë të djallëzuar para syve të botës. “Deri tani akuzat kryesore kanë qenë gjithmonë për krime kundër shqiptarëve. Por me këtë libër, befas ne kemi një histori rreth krimeve të kryera nga shqiptarët”, - thotë Natasha Kandiç, një aktiviste serbe e të drejtave të njeriut.
“Shqiptarët nuk i pranojnë sepse ata thotë se administrata e Kosovës nuk ka qenë në pushtet në atë kohë. Ata thonë se Karla del Ponte nuk ka të dhëna. Por ku ndodhen këta qindra njerëz? Ku janë varret masive? Të pajisur me fotot e siguruara së fundi, në mënyrë domethënëse tregohen ushtarë të Kosovës në Shqipëri. Zyrtarët serbë tani janë duke ushtruar presion te autoritetet shqiptare që t’u dorëzojnë informacione. Por ata janë duke u ndeshur me rezistencë; ashtu si zyrtarët shqiptarë, dhe ata kosovarë pohojnë se çështja është hetuar në mënyrë të mjaftueshme dhe është vendosur pushimi i saj.
Çështja e ndjeshme politike, shumë shpejt mund të shtojë më tepër zemërimin. Dik Marti (Dick Marty) i Këshillit të Europës, i cili në hetimin e fundit tregoi rrjetin sekret të të burgosurve të CIA-s, është duke u marrë me këtë rast. Sudetik thotë se shpreson në të dhëna shtesë rreth krimeve të dyshuara që do të dalin në gjashtë javët e ardhshme. Siç thotë ai, “në këtë pikë, autoritetet në Kosovë dhe Kombet e Bashkuara mund të kenë në duart e tyre atë që kanë bërë edhe më parë, dhe kjo është që të tregojnë realisht një sjellje të mirë, të shqyrtojnë në mënyrë të vazhdueshme krimet e luftës të kryera nga shqiptarët kundër serbëve, të cilat shqiptarët i kanë refuzuar”.
Ashtu si vorbullat e debatit Del Ponte qëndron në heshtje, në postin e saj diplomatik në Buenos Aires. Në librin e saj ajo përulet se e konsideron një "muro di gomma" – një mur gome burokratik, që krijon një klimë vetëkënaqësie në të cilën triumfet politike ndjekin drejtësinë. Ndoshta tani ajo e ndien veten e saj pas një muri të tillë. Ne nuk e dimë, ajo mund ta thotë.
* * *
Shkrimi është publikuar në numrin e fundit të revistës së njohur amerikane
4 Mars 2009