Reforma në arkeologji lë pa paga punonjësit e muzeve prej një viti
Specialisti i Muzeut Arkeologjik në Apoloni u drejton mesazh Presidentit dhe Kryeministrit.
As.prof.dr. Vangjel Dima*
Letër e hapur drejtuar:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
Në të gjitha fushat e jetës; ekonomike, administrative, kulturore dhe atë shkencore, u kryen me sukses nga qeveria jonë demokratike reformat. Siç dihet, efekti ekonomik dhe social qe i ndjeshëm, në mënyrë të veçantë ulja e shpenzimeve si rrjedhojë e zvogëlimit të personelit të administratës dhe suprimimit të disa institucioneve dhe instituteve që nuk kishin fushë veprimtarie. Në këtë prizëm, kemi të bëjmë vërtet me një sukses të dukshëm.
Por, jo të gjitha reformat u kryen në mënyrën më të përkryer, siç është rasti i Institutit Arkeologjik, muzeve dhe fondeve shkencore arkeologjike.
Duke parë me kujdes dhe me sy kritik, vihet re se diçka nuk mund të funksionojë dhe për këtë arsye, ndoshta, është më mirë që disa parregullsi të mos lejohen; për më tepër, duke qenë në dijeni të efekteve negative që mund të shfaqen nga funksionimi apo mosfunksionimi i tyre më pas. Për këtë, i bëj thirrje në mënyrë të veçantë personalitetit, trurit që drejtoi reformën në shkencën shqiptare, zotit Tafaj dhe kryeministrit Berisha të mos heqin vëmendjen nga format e zbatimit të tyre nga nënkomisionet apo administrata.
Problemet
Shqetësimi im qëndron në problemet që po citoj më poshtë:
1. Vendimi i Këshillit të Ministrave dt. 22.08.2007 për ndarjen e Institutit Arkeologjik nga Akademia e Shkencave dhe kalimi i muzeve arkeologjikë në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sot e kësaj dite ende nuk është zbatuar.
2. Punonjësit shkencorë apo administrativë të këtyre muzeve kanë më tepër se një vit që nuk marrin pagën e tyre, thjesht se janë viktimë e moszbatimit të këtij vendimi apo të mosfunksionimit të administratës së këtyre institucioneve.
3. Kalimi i aseteve dhe fondeve arkeologjike përbën problemin më shqetësues me pasoja në perspektivën e funksionimit të tyre. Pse?
Dëshira e Institutit Arkeologjik për t’i mbajtur në administrimin e vet fondet arkeologjike bie ndesh me dy drejtime bazë të lidhura me:
E para, këto fonde, në bazë të ligjeve të shtetit tonë, janë detyrimisht pronë ekskluzive e trashëgimisë kulturore, e cila mbrohet, drejtohet dhe menaxhohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ministria ka kompetencën dhe detyrën e regjistrimit, inventarizimit, vlerësimit, restaurimit, mirëmbajtjes dhe reklamimit të objekteve si pasuri të trashëgimisë kulturore kombëtare para publikut dhe turistëve, vendas dhe të huaj. Në këtë kuadër, duke i pasur në dispozicion këto fonde, ajo ka mundësinë e rifreskimit të muzeve, hapjen e ekspozitave, brenda dhe jashtë vendit, mundësi kjo që i mohohet kur këto fonde disponohen nga tjetërkush; pra i mohohet kjo detyrë që Ministria e Kulturës e ka për detyrë.
- Së dyti, dëshira e Institutit Arkeologjik apo e ndonjë arkeologu për mbajtjen e këtyre fondeve konsiston në frikën se nuk do të ketë mundësi t’i shfrytëzojë për studim. Por, në fakt, kjo e drejtë i është dhënë me ligj; rrjedhimisht, kushdo që të ketë në ruajte fonde arkeologjike, arkeologut nuk do t’i mohohet e drejta që t’i ketë në dispozicion në çdo kohë këto fonde, ashtu siç ka funksionuar deri sot. Fundja, këtë të drejtë e kanë pasur dhe e kanë edhe arkeologë të huaj, që sipas tematikës së studimit, kanë pasur mundësinë e shfrytëzimit të fondeve arkeologjike të muzeve tanë; sigurisht, të autorizuar nga Instituti apo autoriteti përkatës.
Në rast të posedimit të këtyre fondeve nga arkeologët, fondet ngurtësohen në magazina hermetike, pa aktivitet, duke i kthyer ato dhe Institutin Arkeologjik thjesht në magazinierë objektesh. Në këtë prizëm, u kujtojmë atyre detyrën si gërmues dhe studiues shkencorë të mirëfilltë.
- E treta, brenda një godine apo ambienti, rrjedhimisht bëhen dy, ndoshta edhe më shumë pronarë, pra godina copëtohet në kthina me pronarë të ndryshëm, gjë që sjell anomali të tjera të administrimit e mirëmbajtjes dhe të ruajtjes. Do të luajë ajo melodia e këngës: “E kam unë, e ke ti, kjo (nuk) është dashuri”. Se për mirëmbajtjen e ambientit do të shpërndahet përgjegjësia; po ashtu, për ruajtjen dhe sigurinë, pavarësisht nga mirëkuptimi i përkohshëm, kontradiktat do të jenë të pashmangshme.
Pra, ky është shqetësimi im dhe shpresoj që personat përgjegjës të reformës, po ashtu dhe lexuesi, të më kuptojnë drejt. Fondet arkeologjike janë pjesë integrale e trashëgimisë kulturore dhe ekskluzivisht pronë në ruajtje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Muzeu Arkeologjik në “Apoloni”
“Albania”, ftesë për debat për dy çështje të reja
Gazeta “Albania” fton lexuesit që të marrin pjesë në debat për dy çështje, për të cilat mirëpret komentet, opinionet dhe analizat:
1- Prona, si mund të zgjidhet problemi në Shqipëri? A duhet të rishikohet e gjithë paketa ligjore që ka miratuar Kuvendi?
2- Përfshirja e të rinjve në politikë: Cili duhet të jetë roli i tyre në zgjedhjet parlamentare të 2009-s?
Për këto dy çështje, ju lutemi na shkruani në adresën e e-mailit: albertgjoka@yahoo.com
4 Mars 2009