Prifti, Ngjela dhe Ndokaj, negociatorë të kërkesave të deputetëve grevistë
Deputeti Ngjela: “Kanë filluar negociatat me faktorët ndërkombëtarë”.
Shaban Sulçe
Tre deputetë mbështetës të grevës së urisë, Dritan Prifti, Spartak Ngjela dhe Jak Ndokaj, janë caktuar nga shtabi i grevës si negociatorë për bisedimet që do të zhvillohen për plotësimin e kërkesave të 10 deputetëve, të cilët prej dy ditësh gjenden në grevë urie. Prifti, Ngjela dhe Ndokaj, të cilët aktualisht janë në mbështetje të grevës së urisë, por jashtë saj, kanë marrë misionin për të negociuar me përfaqësitë diplomatike dhe me grupet e tjera parlamentare për të mos miratuar Kodin e ri Zgjedhor, që synon lënien jashtë procesit të administrimit të votës LSI-në, PDK-në dhe forca të tjera politike. Negociatat për plotësimin e kërkesave kanë filluar që dje. Ato janë pohuar nga deputeti Ngjela, i cili tha: “Ka patur një reagim pozitiv ndaj grevës. Tashmë kanë filluar negociatat si me faktorin ndërkombëtar, ashtu edhe me grupe të tjera parlamentare. Për momentin, nuk mund të flasim për çfarë është arritur. E rëndësishme është që negociatat janë në rrugën e mbarë dhe do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim”, - tha deputeti Ngjela.
Ndërkohë, deputeti i LSI-së denoncoi indiferentizmin e shfaqur nga kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “I kam rënë telefonit të kryeministrit Berisha, nuk e ka hapur. I kam çuar mesazh gjithashtu, nuk më është përgjigjur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli”, - tha deputeti i LSI-së Dritan Prifti. Por negociata po zhvillohen me anë të komunikimit telefonik edhe nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta. “Nuk kemi kontaktuar me asnjë person nga asnjë parti, por kemi mjaft mesazhe konfidenciale solidariteti nga deputetë të të dyja partive dhe personalitete të tjera pranë tyre. Kemi pasur edhe disa kontakte edhe me përfaqësues diplomatikë”, - deklaroi kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Meta
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një interviste televizive deklaroi se nuk ka patur asnjë sinjal për konsensus nga Partia Socialiste. Meta akuzoi Partinë Socialiste se është kthyer në një vegël të kryeministrit Sali Berisha. “Nuk ka pasur reagim nga Partia Socialiste, sepse duhet të kuptoni se Berisha ka kohë që nuk flet vetëm në emër të Partisë Demokratike, por flet edhe në emër të Partisë Socialiste. Dhe jo vetëm kaq, por e përdor Partinë Socialiste dhe për të fshehur, shpeshherë, synimet e tij të vërteta. Ndaj dhe prononcimi i tij sot se ai ka si partner kryesor Partinë Socialiste, nuk është gjë tjetër veçse përfundimisht rrëshqitje në krimin e prishjes së zgjedhjeve të Partisë Socialiste, pasi dihet që Berisha është një shkatërrues i njohur dhe i konfirmuar i zgjedhjeve në Shqipëri që nga viti 1996. Por, dua të them se çështja e zgjedhjeve nuk është një çështje që mund ta vendosë Berisha me Ramën, sepse zgjedhjet janë për të gjithë shqiptarët, sepse do të votojnë të gjithë shqiptarët dhe vota e tyre duhet të jetë e barabartë. Aq më tepër, kur dihet që në zgjedhjet e fundit të përgjithshme lokale këto dy parti së bashku morën vetëm 43 për qind të votave. Pra, më pak sesa gjysmën e votave të qytetarëve shqiptarë. Ndaj, ata nuk mund t’i atribuojnë të drejta të tilla të jashtëzakonshme vetes së tyre, që të marrin përsipër të gjithë administrimin e procesit të votimit dhe numërimit, pasi dihet që çfarë përfaqësojnë këto dy forca politike dhe aq më tepër dy drejtuesit e tyre, të cilët kanë të njëjtin mentalitet dhe të njëjtën filozofi dhunuese ndaj demokracisë dhe ndaj votës në partitë e tyre, por është e qartë tashmë edhe për rrezikun e madh që paraqesin për të gjithë shqiptarët”, - tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Protesta
Greva e urisë filloi pasditen e së hënës, rreth orës 19.00, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Në mbështetje të 11 deputetëve, të cilët hynë në grevë urie në sallën e Parlamentit, mijëra të rinj dhe të reja, simpatizantë të LSI-së dhe të forcave të tjera politike mbështetëse të kësaj greve, si dhe qytetarë të Tiranës, janë solidarizuar me grevistët. Pjesëmarrësit në protestë kanë hedhur parulla të ndryshme si: “Jo diktaturës!”, “Vota është e shenjtë” etj. Megjithëse deputetët janë shprehur se greva e tyre e urisë në mbrojtje të votës së lirë do të jetë krejtësisht transparente, kryetarja e Kuvendit ka vendosur një sistem censure dhe shtetrrethimi në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos lënë asnjë media apo gazetar të komunikojë me anëtarët e grevës së urisë.
12 Nentor 2008