Luftëtari-Pogradeci, inaugurim me fitore 3-2
Luftëtari e përuroi me një fitore 3-2 kundër Pogradecit tapetin e ri të stadiumit “Gjirokastra”, në ndeshjen e parë pas “mërgimit” njëvjeçar në Tepelenë, në takimin hapës për javën e dytë të Kategorisë së Parë, duke marrë edhe kryesimin e përkohshëm. Në javën e parë, Luftëtari barazoi 0-0 në Lushnjë. Java e dytë sjell derbin e parë të madh: Bylis-Partizani. Ballshiotët fituan 2-0 në transfertë me Memaliajn, ndërkohë që të kuqtë nga kryeqyteti fituan 1-0 kundër Bilisht Sport. Takimet e tjera vënë përballë këto çifte: Skrapari-Memaliaj, Bilisht-Sport-Gramshi, Sopoti-Elbasani, Besëlidhja-Kamza(ish-Dajti), Ada-Burreli dhe Turbina-Lushnja. Kategoria e Parë kryesohet nga Luftëtari me 4 pikë (një ndeshje më shumë), e më pas vijnë me një ndeshje më pak, Bylis (3), Partizani (3), Elbasani (3), Pogradeci (3), etj.
Renditja
1. Luftëtari* 4 pikë
2. Bylis 3
3. Elbasani 3
4. Partizani 3
5. Kamza 3
6. Pogradeci* 3
7. Burreli 1
8. Sopoti 1
9. Gramshi 1
10.Skrapari 1
11.Lushnja 1
12.Ada 0
13.Turbina 0
14.Besëlidhja 0
15.Bilishti 0
16.Memaliaj 0
* Një ndeshje më shumë