Shpresat, nisin seancat anti-Azerbajxhan
Ekipi Kombëtar U-21 nisi ditët anti-Azerbajxhan, takimi i tretë zyrtar në eliminatoret për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011. Takimi kundër Azerbajxhanit, i vlefshëm për Grupin 10, do të zhvillohet ditën e shtuan, më 5 shtator në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”, në orën 16:30. Trajneri Artan Bushati i ka pasur në dispozicion të 23 lojtarët e thirrur. Vetëm sulmuesi Ahmed Januzi, i cili luan në Ukraianë me Vorskla Poltavën, vjen nga kampionatet e huaja, pasi 22 të tjerët luajnë në kampionatin shqiptar. Januzi shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në humbjen 1-2 me Maltën. 11 skuadra, 8 nga Kategoria Superiore dhe 3 nga Kategoria e Parë përfaqësohen me lojtarë në “seleksionin Bushati”, përfshirë edhe Gramozin me Klodian Seminën. Shqipëria U-21 i ka nisur shumë keq eliminatoret e Kampionatit Evropian, duke mos grumbulluar asnjë pikë në dy ndeshjet e para. Ekipi Shpresa humbi në përballjen e dyfishtë me Skocinë: 0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk. Dy golat e Shqipërisë u shënuan nga Jahmir Hyka dhe Emiljano Vila, por që të dy tashmë janë pjesë e Kombëtares A të drejtuar nga Josip Kuzhe.