E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhakay: “Kapllani nuk doli siç e prisnim”

Trajneri i Augsburgut, Jos Luhakay, gjatë një interviste të gjatë dhënë gazetës gjermane “Ausburger Allgemaine” pas përfundimit të fazës së parë të Bundesligës 2, sqaroi edhe moskativizimin e gjatë të sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani me skuadrën e dytë të durrsakut në Gjërmani. Sipas gazetës në fjalë, Augsburgu, me rekrutimin e Edmond Kapllanit kishte siguruar shërbimet e një sulmuesi të njohur, por ai nuk luajti asnjë rol te skuadra gjermane. Shpjegimi i trajnerit Luhukay: “Ne morrëm 12 lojtarë të rinj, dhe nuk ishte e mundur që t’i hidhnim të gjithë më fushë. Gjithsesi, Edmondi erdhi me shpresa të mëdha te ne, por fatkeqësisht deri tani ai nuk dalë në lojën e tij, ashtu si ne dhe ai priste të paraqitej”. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua vetëm në 2 nga 17 ndeshjet e fazës së parë (80 minuta në total), pa mundur të shënojë, ndërkohë që ka Mikael Turk realizoi 15 gola në 17 ndeshje. Augsburgu në përfundim të fazës së parë renditet në vendin e 5-të me 28 pikë, ndërkohë që Arminia Bielefeld i Besart Berishës (6 ndeshje, asnjë gol) në vend të tretë me 30 pikë. TuS Koblenz i “shqiptarëve” Skela (9 ndeshje, asnjë gol, vëllezërve Kuqi, Shefkiut (17 ndeshje, 7 gola) e Njaziut (11 ndeshje, 2 gola), Skerajt (15 ndeshje, asnjë gol) e Rama (asnjë ndeshje) , u rendit në vendin e parafundit me 12 pikë. FSV Frankfurt i Jurgen Gjasulës (12 ndeshje, 2 gola) në vendin e 16-të me 13 pikë.

Elis Bakaj te Borusia Dortmund?

Elis Bakaj mund të transferohet gjatë muajit janar në Bundesliga 1, te skuadra e Borusias së Dortmundit. Lajmi jepet nga version gjermanisht i portalit të specializuar sportiv në fushën e merkatos, fussballtransfers.com, që thekson se kartoni i 22-vjeçarit Bakaj mund të shkojë deri në 1.5 milionë euro. Sipas faqes gjermane, trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop, ka praktikuar deri tani sistemin 4-2-3-1 dhe futbollisti më i mirë i kampionatit shqiptar për vitin 2009 mund të shërbejë si alternativë për krahun e majtë të mesfushës së avancuar. Elis Bakaj u ble nga Dinamo për shumën e 100 mijë eurove nga klubi i Partizanit në dhjetor të vitit 2008.

24 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›