Luka Toni, larg Bajernit të Mynihut
Sulmuesi italian është gjithmonë e më shumë i bindur për t’u larguar nga skuadra e Bajernit të Mynihut, mbi të gjitha në një moment që ofertat kundrejt tij nuk mungojnë, madje janë të shumta. Luka Toni tashmë, përveç problemeve fizike duhet të luftojë edhe me konkurencën e madhe në sulm (Klose, Oliç, Gomez). Pikërisht këto fakte duken se e kanë bindur Luka Tonin të lërë gjermanin dhe të fillojë një aventurë të re në Premier Ligë, ku pas interesimit të Uest Hemit, tani është edhe Totenhemi që e pret.