Lukaku, drejt Premierligës

Nga Express më 01 prill 2011 në ora 20:20
Drejtori i përgjithshëm i Anderlechtit, Herman van Holsbeeck, beson se sulmuesi i shumëkërkuar Romelu Lukaku do të transferohet në Premierligë gjatë verës.
Lukaku, 17 vjeç, spekulohet se kërkohet nga klube të ndryshme evropiane, por Van Holsbeeck pret që i riu të shkojë në Angli pas largimit nga Anderlechti. “Ne e dimë se Real Madridi është i interesuar, por mendoj se e ardhmja e tij do të jetë në Angli. Skuadrat si Chelsea, Tottenham dhe Liverpool janë të interesuara.
Çmimi i Lukakut është 30 milionë euro”, tha Van Holsbeeck për Sudpresse.