E Diel, 1 Nëntor 2026

Lul Berisha: “Me avokatin kam konflikte familjare”



Tiranë - I akuzuari si kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, refuzoi dje mbrojtjen e tij ligjore nga avokati i zgjedhur kryesisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjatë seancës së djeshme, i pandehuri Lulzim Berisha kërkoi të mbrohej në gjyq nga avokati i tij mbrojtës dhe jo nga të tjerë të caktuar nga Gjykata për të realizuar përfaqësimin e tij ligjor në proces. Sipas të pandehurit, ai kishte prej kohësh konflikte familjare me avokatin dhe nuk mund të lejonte që ta përfaqësonte ai gjatë procesit gjyqësor. Ky refuzim i tij është bërë shkak për dështimin e seancës së radhës ndaj bandës së Durrësit. Procesi ndaj kësaj bande është karakterizuar nga ndërprerje të shumta, gjë që ka ndikuar në zvarritjen e tij. Të paktën 37 seanca gjyqësore janë pezulluar nga fillimi i procesit mesin e vitit të kaluar deri sot, kryesisht për shkak të mungesës së përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të të pandehurve. Të pandehur si anëtarë të bandës së Durrësit janë 16 persona, të cilët akuzohen për një sërë krimesh të rënda të ndodhura vite më parë në Durrës dhe Tiranë, ndër të cilat disa vrasje. Shumë prej të akuzuarve janë arrestuar tre vitet e fundit në operacione të organizuara nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

9 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›