E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lula brengoset për Kakan

Se futbolli është çështje kombëtare në Brazil tregon edhe fakti se presidenti i shtetit, Luis Inacio Lula da Silva, ka thënë se brengoset për mesfushorin e Real Madridit, Leite Kaka, i cili ka vështirësi rreth adaptimit në sezonin e tij të parë në La Liga.

“Mendoj se Kaka është duke kaluar periudhën më të vështirë të karrierës së tij. Jo vetëm për shkak të lëndimit, por sepse ekipi i Real Madridit është një ekzibicion i pikturave, artistëve, konkurrencës së madhe. Kaka është shumë i rëndësishëm për Brazilin, por është duke kaluar momente delikate”, tha Lula.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›