E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure: Ne jemi favorit

Yaya Toure beson se Barcelona do ta eliminojë Arsenalin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti katalan udhëton në Emirates Stadium të mërkurën për ndeshjen e parë çerekfinale dhe Toure beson se ekipi mund të tejkalojë pengesën londineze.

“Barcelona është duke fituar ndeshjet, pavarësisht se rivalët e ndryshojnë sistemin e lojës së tyre për t’u përballur me ne. Përballjet me Arsenalin do të jenë ndryshe. Ata kanë stil të ngjashëm me ne. Kush do të jetë favorit? Barcelona, sepse ne jemi kampion i Evropës”, tha Toure.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›