Studimet në Itali, formulari që duhet plotësuar në fazën e parë
Laureta Rryçi
Publikohen rregullat për aplikimin për studime në Itali që duhen ndjekur nga maturantët. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë guidën e plotë për të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet në Itali. Në numrin e sotëm po botohen vetëm rregullat dhe procedurat që duhet të ndiqen për fazën e parë të aplikimit në Ambasadën Italiane. Sipas njoftimeve zyrtare Ambasada Italiane në Tiranë duke filluar nga muaji maj, pas orës 09, do të presë kandidatët për studentë në njërin nga fakultetet italiane, të cilët fillimisht duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit, e më pas të marrin në dorëzim një zarf brenda të cilit do të përfshijnë të gjitha dokumentet e nevojshme.
Formularët
Ato janë dy, formulari "Modello A dhe formulari "Autentica di foto". Në formularin e parë, i cili është më i rëndësishëm, kandidati përcakton se cila do të jetë lënda ku dëshiron të studiojë, qyteti dhe universiteti. Pas plotësimit kandidatët nuk kanë të drejtë të ndryshojnë asgjë nga ato të dhëna që kanë deklaruar me shkrim. Të dy formularët duhet të plotësohen në çdo pjesë të tyre, sipas Modeleve bashkëngjitur, Formulari "Modello A" (në dy faqe), Formulari "Autentica di foto" (një faqe). Vetëm pasi t'i keni plotësuar, bëni një fotokopje të thjeshtë të pa noterizuar për secilin formular: për formularin "Modello A" fotokopje para dhe mbrapa, ndërsa për formularin "Autentica di foto" një fletë.
Dokumentet
Studentët që kanë mbaruar shkollën e mesme duhet të dorëzojnë Dëftesën e Pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë,të dorëzojnë një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të maturës. Gjithashtu studentët që kanë në dorë këtë Dëftesë Pjekurie apo Vërtetim Zëvendësues duhet të kalojnë patjetër nga shkolla e mesme ku kanë mbaruar, e cila sipas rregullit të ri do i bashkëngjisë këtij origjinali edhe mesataren e të katër viteve dhe duhet të bëjnë fotokopje dy faqeve të para të pasaportës, e nevojshme edhe në plotësimin e formularëve dhe dy fotografi me ngjyra për pasaportë. Datat e konkursit publikohen në 10 ditshin e parë të korrikut 2008. Datat do të bëhen publike nga Ambasada Italiane, kriteri bazë është që studentët ta kenë të njohur gjuhën italiane, para se të fillojnë procedurën e aplikimit për të drejtë studimi. Ju vëmë në dijeni se kush nuk e ka të mbrojtur gjuhën, nuk ka të drejtë të aplikojë.
Kushti A: Provimet e Maturës
Për maturantët duhet të japin fillimisht provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Ju kujtojmë se do të s’kualifikohen kandidatët që aplikojnë, dhe nuk kanë dhënë provimet e Maturës.
Kushti B: Përzgjedhja e saktë
Universiteti, fakulteti dhe dega e përzgjedhur gjatë plotësimit të formularit nuk mund të ndryshojë më pas, pasi në rast të të kundërt do të s’kualifikoheni. Bëni shumë kujdes në përzgjedhje, informohuni mbi degët e universiteteve.
Çfarë duhet të keni gati për aplikim
Për t'ju ardhur në ndihmë të gjithë juve që nuk e keni të njohur këtë proces, po ju informojmë mbi të gjithë procedurën që ndiqet. Në këtë mënyrë, të gjithë studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet italiane duhet të nisin përgatitjet për të plotësuar dokumentet e nevojshme. Fillimisht studentët duhet të bëjnë kërkesën në ambasadën italiane në Tiranë ose në konsullatat e qyteteve Shkodër dhe Vlorë. Ndërkohë këtu shtohen edhe studentët, të cilët jetojnë në Itali të cilët mbarojnë shkollën superiore.
Si mund të aplikohet në universitetet italiane?
Ministria e Arsimit dhe Universiteteve e Kërkimeve të Italisë ka miratuar procedurat për regjistrime pranë universiteteve italiane për studentet e huaj. Kështu, të gjithë nxënësit të cilët frekuentojnë vitin e fundit si dhe për te gjithë ata që kanë përfunduar këto studime vitet e kaluara, kanë një mundësi më shumë studimi në universitetet e Italisë. Për të aplikuar, të gjithë këta persona duhet të kalojnë procedurat dhe të plotësojnë dokumentacionet e nevojshme.
Faza 1
Tërheqja dhe plotësimi i formularëve në ambasadë Studentet brenda juridiksionit të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një universiteti italian, duhet të paraqiten personalisht pranë sportelit të kësaj ambasade, për të tërhequr formularët e nevojshëm për plotësim, së bashku me udhëzimin e duhur për respektimin e procedurave, si dhe kalendarin sipas të cilit duhet të paraqiten më pas për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për të pasur mundësinë e studimit në universitetet italiane, përveç plotësimit të formularit të ambasadës është i nevojshëm edhe plotësimi i dokumentacionit shkollor, i cili duhet te paraqitet brenda afateve që përcakton ambasada italiane në vendin tonë.
a)Të dy formularët, të plotësuar në çdo pjesë të tyre, sipas modeleve, "Modello A" (në të dy faqet) dhe formulari "Autentica di foto" (një faqe). Vetëm pasi t'i keni plotësuar, bëni nga një fotokopje të thjeshtë të panoterizuar për secilin formular: për formularin "Modello A" fotokopje para dhe mbrapa, ndërsa për formularin "Autentica di foto" keni vetëm një flete për të fotokopjuar. Theksohet fotokopje të thjeshta, të plota, të panoterizuara për çdo formular.
Studimi:
b)Është e detyrueshme që çdo kandidat, universitetin, fakultetin dhe degën që ka zgjedhur që në fillim dhe që do të shënohen ne formularin "Modello A" nuk mund t'i ndryshojë më.
Po kështu, për përzgjedhjen e fakultetit dhe degës çdo kandidat mund të informohet edhe në listën e publikuar në adresën e internetit:http://offertaformativa.miur.it/studenti/elenco2008/
Këto informacione janë të vlefshme vetëm për ata studente të cilët pasaportën e kanë tërhequr pranë komisariateve të rretheve në vijim: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.
Titulli i Studimit.
Studentet që e kanë mbaruar shkollën e mesme, dëftesën e pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë, atëherë të dorëzojnë një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të maturës.
Studentët që kanë në dorë këtë dëftesë pjekurie apo vërtetim zëvendësues duhet të kalojnë patjetër nga shkolla e mesme ku kanë mbaruar, ku sipas rregullit të ri me origjinalin do jetë edhe mesataren e katër viteve. Studentët të cilët ndodhen aktualisht në vit të fundit të shkollës së mesme dhe do ta marrin dëftesën e pjekurisë gjatë verës 2008, do të paraqesin vërtetimin me nota, me notat e të gjitha viteve dhe të semestrit në vazhdim, pra të vitit të I, II, III dhe semestrit të I të vitit të IV apo të V (varet nga lloji i shkollës që po mbarojnë).
Titulli i studimit duhet patjetër te jetë origjinali i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit; më pas i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, i noterizuar tek noteri dhe në fund i legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare. Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund te jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme Shqiptare duhen t'i bëhen 2 (dy) fotokopje të panoterizuara, të kapura veç e veç dhe të gjitha fletët:
Fotokopja e plotë e dëftesës përfshirë mesataren e të katër viteve, dy vulat dhe firmat përkatësisht të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, përkthimi i dëftesës, noterizimi tek noteri dhe vula e legalizimit në Ministrinë e Jashtme Shqiptare, pra më pak fjalë të 2 fotokopjet duhet të jenë të plota dhe të përfshijnë çdo fletë që ka lidhje me dëftesën e pjekurisë ose vërtetimin zëvendësues për ata që e kanë humbur këtë dëftesë apo me vërtetimin me nota.
Është e nevojshme për të gjithë:
Fotokopje e thjeshtë, e panoterizuar e formularit A1 të plotësuar (Formulari i kërkesës për regjistrim e kandidatit në provimet e lendeve me zgjedhje) + 1 fotokopje e thjeshtë të panoterizuar të mandat arkëtimit që vërteton pagesën e kryer në llogari të Qendrës Kombëtare Arsimore të Vlerësimit dhe Provimeve.
Këto fotokopje do t'i bëni nga formulari A1 dhe nga mandat pagesa përkatëse që keni dorëzuar tashmë pranë shkollës ku vazhdoni studimet (për ata qe janë në vit të fundit), apo pranë shkollës ku do t'i nënshtroheni provimit me zgjedhje (për ata që e kanë mbaruar të mesmen më parë). Ky rregull është i detyrueshëm të respektohet si për ata që mbarojnë tani të mesmen dhe për ata te cilët e kanë mbaruar atë më parë, rregull ky i vendosur nga Ministria e Arsimit.
Kujdes! Mosparaqitja e fotokopjes se formularit A1 të plotësuar së bashku me mandat pagesën përkatëse në llogari te QKAVP se çon në anulim të kërkesës për regjistrim dhe në universitetet italiane. Paraqiten fotokopjet e dy faqeve të para të pasaportës, e nevojshme edhe në plotësimin e formularëve, 2 dy fotografi me ngjyra, format pasaporte. Nëse dispononi certifikatë të njohjes së gjuhës italiane të lëshuar nga këto universitete italiane: Perugia, Roma, Siena, dorëzoni vetëm 2 (dy) fotokopje të noterizuara për "Njësia kopje konform me origjinalin". Origjinalin e certifikatës së gjuhës italiane mbajeni vetë që ta merrni kur të niseni në Itali, për ta paraqitur më pas në sekretarinë e universitetit të përzgjedhur.
Dorëzimi i dokumentacionit
I gjithë dokumentacioni i mësipërm duhet të vendoset në një zarf dhe do ta dorëzoni personalisht sipas datave të kalendarit. Mbi këtë zarf duhet të shkruani qartë dhe me germa të mëdha shtypi: Emrin dhe mbiemrin e studentit; vetëm 1 universitet italian, 1 fakultet dhe 1 degë të përzgjedhur; (atë që do keni shënuar e zgjedhur në MODELLO A), adresën e saktë ku banoni, numër telefoni fiks (jo celular), për ata qe e kanë mbaruar të mesmen duhet shënuar mesatarja e saktë e të katër viteve, që do e marrin të llogaritur nga shkolla ku e kanë mbaruar të mesmen.
22 Maj 2008