Përplasen me makinë, tre të plagosur
Autori i Lajmit: red.
Shpejtësia tejet normave të lejuara ka shkaktuar aksidentin e radhës dje në aksin rrugor Shijak-Durrës. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, por, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë “Filantos”, kur një automjet “Fiat Punto” me targë BL 041381, i drejtuar nga Dervisan Doku, lindur dhe banues në Sallmone të Shijakut, ka përplasur automjetin tip “Benz” –kamionçinë, me targë KJ 7028 A, i drejtuar nga shtetasi Trifon Petro, 46 vjeç, banues në Kavajë. Nga ky aksident janë dëmtuar dhe ndodhen në spitalin rajonal të qytetit shtetasit Trifon Petro, Dervisan Doku dhe I.H, 16 vjeç, banues në Sallmone, i cili ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Dervisani. Materialet do t i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur apo dëshmi”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009