Shpërthim në pikën e gazit, plagosen dy persona
Autori i Lajmit: red.
Dy punonjës të një pike shpërndarjeje gazi kanë mbetur të plagosur mesditën e djeshme, pas një shpërthimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozet pranë qytetit të Durrësit. Burime nga policia bënë të ditur se i plagosur rëndë në këtë incident, është Vullnet Kotorri me banim në Durrës, kurse plagë të lehta ka pësuar dhe punëtori tjetër, Gramoz Goga, edhe ai banues në qytetin bregdetar. Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Disa punëtorë gjendeshin në pikën e shitjes së karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe dyshohet se nga pakujdesia kanë shkaktuar incidentin. Mësohet se Kotorri ka pësuar djegie të shkallës së lartë dhe gjendja e tij, edhe pas dërgimit të shpejtë në qendrën spitalore Durrës, mbetet e rëndë.
Shpërthimi
Shpërthimi i një bombole në një pikë gazi nga pakujdesia ka shkaktuar mesditën e djeshme dy të plagosur në Durrës. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se shpërthimi ndodhi në një pikë të shitjes së gazit që ndodhej pranë mbikalimit të trenit në momentin që dy punonjës po pastronin bombolat e gazit. Burime nga policia bëjnë të ditur se, si pasojë, dy shtetas, punëtorë të pikës së gazit, janë plagosur rëndë nga flakët që u përhapën menjëherë në vendngjarje. Të njëjtat burime bënë të ditur se shtetasit e plagosur janë Vullnet Kotorri dhe Gramoz Goga, nga Durrësi. Të dy janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të pakujdesisë.
Hetimet
Grupi i hetimit në vendin e ngjarjes ka marrë dëshminë e pronarit të pikës së gazit dhe punonjësit e tjerë të kësaj njësie. Sipas deponimeve të tyre në polici, mësohet se ka qenë një llampë elektrike ajo që është bërë shkas për shpërthimin e bombolës. Policia ka nisur hetimet në lidhje me kushtet e sigurisë në punë.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009