E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja fiton 4-0 miqësoren me Alpetrolin

Të besuarit e trajnerit Bano kanë fituar takimin e zhvilluar ndaj miqve të Patosit, ndërsa mësohet se me lusnjarët është bashkuar edhe serbi Aleks Stoikoviç

 

Nga JULIAN KASAPI

 

Lushnja: Spaho, Prela, Grizha, E.Sula, R. Sulo, R. Sula, Topi, Byzhyti, Çela, Korreshi, Canka. Tr. A. Bano.

Albpetrol: Kaja, Asllani, Çemeri, Andoni, Aliaj, Sinani, Bratja, Indershaj, Mici, Jovani, Hajdari. Tr.A. Ymeri

Lushnjarët po i intensifikojnë përgatitjet e tyre për kampionatin që nis së shpejti dhe dje pasdite, në stadiumin Roza Haxhiu kanë luajtur një miqësore me skuadrën e Alpetrolit. Ky takim i shërbeu stafit teknik për të parë edhe gjendjen e futbollistëve që ka në dispozicion. Trajneri Bano provoi një skemë me 5 mesfushorë dhe një sulmues të vetëm, Cankën. I kushtëzuar nga forma jo e mirë, që ka i sapoardhuri në Lushnje këtë verë, sulmuesi Galica, numri 1 i stolit verdhjeshil ka preferuar të eksperimentojë me formacionin. Edhe prania e madhe e mesfushorëve, që në startin e takimit shërbeu për të parë sesi do të funksiononte loja me Çelën dhe Korreshin, në bashkëpunim me Byzhytin, R.Sula dhe Topin. Reparti i mbrojtjes deri në këto momente ashtu si edhe ai i mesit të fushës janë të kompletuar, ku në qendër luan Grizha dhe Erjon Sula, ndërsa nga krahët aktivizohen Prela dhe Rrapush Sulo. Dy janë kontingjent i skuadrës dhe shkollës lushnjare, ndërsa dy të tjerë janë lezhjanë. Për sa i përket portës vjen Mikel Spaho nga Flamurtari dhe gjithçka për verdhjeshilët duket në rrugën e duhur. Në miqësoren me Alpetrolin pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0. Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, të dy trajnerët kryen shumë zëvendësime, kryesisht të rinj në moshë. Megjithatë, synimi i skuadrës është të provohet në të tjera situata. Stafi teknik ka ndërmend të luajë një tjetër takim në fundjavë, ndoshta me një ekip të Superligës, ndërsa për tu parë është se cili do të jetë kundërshtari i radhës. Ndërkohë që mësohet se skuadrës i është bashkuar dje edhe lojtari serb Aleks Stoikoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›