Lushnjë; Vdes studenti 24-vjeçar, u vra për një vend parkimi
Një djalë i ri, student mjekësie në Vlorë, ka gjetur vdekjen paraditen e djeshme në Spital Ushtarak, vetëm disa orë pasi u qëllua me armë zjarri tip “Kallashnikov” në një lokal në Cermë të Lushnjes. Ngjarja e rëndë ndodhi dy net më parë për një vend parkimi në Çermë-Sektor në Lushnjë, kur Dorian Muço, student në fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, është qëlluar me disa plumba arme automatike. Viktima është dërguar në Spitalin e Lushnjes, por për shkak të plagëve serioze që ai kishte marrë u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ka ndërruar jetë paraditen e djeshme, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve. Nga hetimet e para dhe dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët që panë skenën, djaloshi 24-vjeçar Dorian Muço ka qenë brenda lokalit kur është tërhequr në pjesën e pasme të tij, nga 45-vjeçari Artur Dudushi me banim në Lushnje. Me gjakftohtësi, sipas dëshmive të dhëna në vendngjarje, Dudushi ka nxjerrë armën automatike dhe ia ka drejtuar 24-vjeçarit, duke e qëlluar atë në trup me disa plumba të breshërisë që lëshoi. Burimet në vendngjarje treguan se me gjithë përpjekjet që i riu bëri për t’i shpëtuar plumbave fatalë, ai u plagos rëndë, për të gjetur vdekjen disa orë më pas. Nga hetimet e para, Artur Dudushi i cili aktualisht është në gjendje arresti, mësohet se është përplasur me tre djem të rinj në Lushnje, tri ditë më parë, kur sipas pretendimeve të tij, e kanë rrahur për arsye ende të paqarta. Dyshohet se 45-vjeçari, ndoshta i nxitur nga dhuna fizike që ka përjetuar dhe duke menduar se një prej tre djemve mund të kishte qenë Muço, ka hapur zjarr ndaj tij, duke i marrë jetën.
Durrës
Arrestohet për trafik automjetesh italiani Felloni
Një shtetas italian është vënë në pranga nga policia e qytetit bregdetar të Durrësit, pasi akuzohet për trafik të mjeteve motorike. Duke menduar se Shqipëria ishte një vend i mrekullueshëm për të bërë trafik makinash, nga dje është i detyruar të mos largohet nga vendi ynë, pasi është nën procedim penal. Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar bëri të ditur dje se filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit 33-vjeçar Giancarlo Felloni, me kombësi dhe shtetësi italiane. “Procedimi penal në ngarkim të shtetasit italian, filloi për veprën penale të kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, pasi dyshohet se ka futur në territorin shqiptar automjete për të cilat nuk ka kryer veprime doganore”, - saktësoi policia e Durrësit.