I mituri: Dino ka kryer veprime të këqija ndaj meje
Dy pedofilët anglezë, të akuzuar për abuzim seksual me disa të mitur që ishin strehuar në qendrën “Fëmijët e Tij”, dje janë përballur me dëshminë e drejtpërdrejtë të njërit prej të abuzuarve. I pranishëm në ambientet e gjykatës, por jo në një sallë gjyqi me dy të pandehurit, fëmija 12-vjeçar ka përmendur dy emra si abuzues, Dino Kristodulu dhe Janaq Paplekën. Ai ka rrëfyer vetëm pak momente në lidhje me tmerret e përjetuara në qendrën “Fëmijët e tij”, në të cilën kishte jetuar për disa vite. Përveç dy të pandehurve, Dino Kristodulu si dhe Robin Arnold, fëmija ka akuzuar edhe ish-kuzhinierin e qendrës, Janaq Papalekën, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”. “Dino e Naqi më kanë qëlluar me lugë dhe pirun, madje Dino ka kryer edhe veprime të këqija ndaj meje”, - mësohet nga burime të brendshme në gjykatë mbi deklarimet e fëmijës, ndërkohë që bëhet e ditur se në këtë moment gjendja psikologjike e tij është rënduar së tepërmi, duke detyruar gjykatën të ndërpresë gjyqin për 10 minuta dhe për ta rifilluar po me pyetjen e dëshmitarit të parë të këtij procesi paralel në Gjykatën e Tiranës. Por, me fillimin e seancës, është vënë re gjendja tepër e rënduar psikologjike e fëmijës, çka bëri që seanca e djeshme të shtyhej për një javë më pas, pasi fëmija nuk ishte në gjendje të përgjigjej rreth abuzimit seksual. Ka qenë pikërisht momenti kur fëmija ka dëshmuar se Dino ka kryer veprime të këqija, pa i specifikuar ato, që kanë keqësuar situatën në të cilën gjendej fëmija. Në ato momente, fëmija ka filluar të kryejë veprime të pavullnetshme, të cilat i vinin për shkak të rikujtimit të skenave të turpshme, pamundësisë për t’u shprehur mbi atë që kishte ndodhur para gjykatësve, ndonëse jo në sallën e gjyqit, por në një sallë tjetër dhe me lidhje, me anë të video-konferencës. Psikologja që e asistonte gjatë marrjes në pyetje ka sugjeruar për gjykatën që gjyqi të ndërpritej dhe fëmija të pyetej pasi të qetësohej. Gjendja nuk është qetësuar aspak dhe kjo detyroi gjyqtaren kryesuese, Shefkie Demiraj, që ta shtyjë seancën për të martën e ardhshme.
Dëshmia
E paplotë, por jo pa akuza dëshmia e djeshme para gjykatës me anë të video-konferencës, e fëmijës 12-vjeçar, i cili është abuzuar sistematikisht, por edhe dhunuar fizikisht nga të pandehurit, Dino Kristodulu e Robin Arnolds. I vendosur në një sallë gjyqi pranë asaj që zhvillohej seanca e djeshme, e lidhur me anë të dy televizorëve dhe e mundësuar nga TVSH, 12-vjeçari ka nisur dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga prokurorja e çështjes. Fëmija ka rrëfyer se gjatë kohës që ka ndenjur në qendrën “Fëmijët e tij”, shpesh qëllohej nga Dino Kristodulu dhe Janaq Papleka me lugë dhe pirun në pjesë të ndryshme të trupit. Më tej, i mituri ka rrëfyer se Dino ka kryer edhe veprime të këqija ndaj tij. Në këtë moment është insistuar për të mësuar apo saktësuar se çfarë veprimesh të këqija janë kryer ndaj tij, kur fëmija ka filluar të shfaqë shenjat e para të nervozizmit, përkeqësimit të gjendjes psikologjike, duke bërë që seanca e pyetjeve të ndërpritet dhe të vijojë javën e ardhshme. Seanca e ardhshme do të vijojë me dëshminë e këtij fëmije dhe të tjerëve, ndërkohë që do përballet me pyetjet e drejtuara nga organi i akuzës, mbrojtja dhe të pandehurit. Paralelisht, ndonëse kjo fazë ka kaluar, zhvillohet edhe procesi gjyqësor ndaj David Braun, administratorit të qendrës “Fëmijët e tij”, që u prangos rreth dy vite më parë pas kontrolleve të bëra në qendër, ku u zbulua se ai dhe miqtë e tij abuzonin seksualisht me fëmijët. Dy miqtë e Braun, Dino Kristodolu dhe Robin Arnold, të dyshuar për të njëjtat vepra penale, u arrestuan pak muaj më vonë në Londër dhe aktualisht janë ekstraduar në Shqipëri dhe po përballen me dëshmitë e fëmijëve të abuzuar.