Tiranë; Aksidentoi 4 persona vite më parë, arrestohet 20-vjeçari Allaraj
Kishte katër vite që i fshihej uniformave blu dhe përballjes me drejtësinë, pas aksidentit të katër viteve më parë, ku shkaktoi vdekjen tragjike të katër personave. Është arrestuar dje në kryeqytet ku fshihej prej katër vjetësh, autori i dyshuar i vrasjes në aksident të katër personave. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare policore, të cilat bëjnë të ditur se “Hajredin Allaraj, 29 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Hamallaj të Durrësit, u arrestua në funksion të ekzekutimit të vendimit penal të datës 22 dhjetor 2005 të Gjykatës së Rrethit Tiranë”. Allaraj, sipas burimeve zyrtare policore, është dënuar me shtatë vjet heqje lirie, për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe largim nga vendi i aksidentit. Vendimi i Faktit mësohet se ishte ankimuar dhe Gjykata e Apelit Durrës, me vendim të datës 22 dhjetor 2005, e ka dënuar me pesë vjet burg, për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimit nga vendi i aksidentit”, duke zbritur dy vjet heqje lirie. Ngjarja makabre ndodhi më 27 dhjetor 2004, në vigjilje të Vitit të Ri, kur Allaraj, në kohën kur drejtonte automjetin me targa DR 0461 D, në aksin rrugor kombëtar Tiranë-Durrës e pikërisht në afërsi të Vorës, ka aksidentuar me pasojë vdekjen katër qytetarë. Shpallja në kërkim e Allarajt ishte bërë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, më 25 shkurt 2005, por deri dje, ai kishte arritur të fshihej mirë derisa u zbulua në kryeqytet, ku u prangos pa rezistencë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 të Tiranës. Gjithçka ndodhi më 27 dhjetor 2004, në vigjilje të Vitit të Ri, kur Allaraj atëherë 25-vjeçar, në kohën kur drejtonte automjetin e markës “Daihatsu”, tip fuoristradë, ngjyrë kafe me targa DR 0461 D, në aksin rrugor kombëtar Tiranë-Durrës e pikërisht në afërsi të Vorës, ka aksidentuar me pasojë vdekjen katër qytetarë. Aksidenti fatal erdhi si pasojë e përplasjes së makinës që drejtonte 25-vjeçari nga Hamallaj, me këmbësorët. Aredini gjendej në makinë me të fejuarën e tij. Vdekje në aksident pësuan Pranvera Pecani dhe Bukurie Pecani, nuse xhaxhallarësh dhe dy motrat, Zina Peçi e Roza Marku, banuese përkatësisht në Pistull dhe Kaçaj të Shkodrës. Viktimat e Allarajt po ktheheshin nga një gëzim familjar kur gjetën vdekje tragjik në rrugë.