Lushnjë, amortizimi i rrjetit elektrik, rrezikohen nga djegia 15 pallate
LUSHNJE - Amortizimi i tejskajshëm i rrjetit elektrik rrezikon përfshirjen në flakë të më shumë se 15 pallateve të vjetra në qytetin e Lushnjës.
Ndërkohë që dalja në sipërfaqe e telave përçues vë në rrezik edhe vetë jetën e 650 banorëve që jetojnë prej vitesh aty. Edhe pse, prej tyre është kërkuar disa herë që të merren masa për të rregulluar këtë situatë askush nga institucionet kompetente nuk e ka parë si pjesë të përgjegjësisë së saj. Situata alarmante e krijuar konfirmohet edhe nga shefi i emergjencave pranë Bashkisë Lushnjë, Loni Boçi. Sipas tij, ky rrjet nga dita në ditë mund të bëhet shkak për ndonjë tragjedi. “Këto pallate janë ndërtesa të viteve 1955-1956 dhe janë si ndërtesa të vdekura. Kuptohet që duke u rrënuar ndërtesa, vjen në rrënim edhe rrjeti elektrik. Ato janë banesa trekatëshe dhe në rast të zjarrit asnjëra nuk shpëton prej tyre”, pohoi Boçi. Gjithashtu ai theksoi se, rreziku shtohet nga ngarkesa e rrjetit që vjen në rritje për shkak se banorët gatuajnë dhe freskohen me energji. Ndërkohë që shefi i emergjencës në bashki sqaroi se nuk mund të flitet për ndonjë investim as nga filiali i elektrik dhe as nga bashkia, pasi pallatet janë ndërtesa private. “Ne do të mundohemi më tepër t’u krijojmë mundësi familjarëve që të gjejnë një shërbim të mirë për të ndryshuar rrjetin me një investim të ri por nuk mund të investojmë ne”, është shprehur ai. Ndërsa banorët qëndrojnë çdo ditë me rrezikun dhe shikojnë vetëm ndërhyrjen e shtetit si të vetmen zgjidhje të gjendjes së krijuar. Rrjeti i energjisë në këto banesa nuk u jep mundësi atyre të investojnë secili më vete. “Kemi më shumë se 52 vjet që jetojmë në këto pallate dhe gjithmonë ka ardhur në rritje frika jonë nga energjia elektrike. Sa herë kemi shpëtuar në fije të perit, pasi kemi parë tek këputen në mes fijet elektrike. Kemi shkuar në filialin e shpërndarjes elektrike që të na mundësojnë një rrjet të ri energjie dhe nuk është bërë asgjë”, tregoi Qerimi, banor i një prej pallateve. Ndër të tjera ai pohoi se edhe investimi në rrjetin e banesës së tij nuk e shmang situatën, pasi jo të gjithë e kanë këtë mundësi. “Çfarë faji kam unë nëse merr flakë shtëpia e fqinjit dhe më rrezikon”, ka vijuar ai. Sipas banorit, shteti duhet të marrë masa, pasi në çdo pallat jetojnë më shumë se 60 banorë dhe rënia e një zjarri do të ishte fatale. m.r