Ministria: Drejtori i QSU, abuzime me ilaçet e spitalit
“Mati Pepa, drejtori i spitalit “Nënë Tereza” është përgjegjësi i vetëm për situatën e krijuar me ilaçet. Ka refuzuar të gjitha kontrollet dhe ka abuzuar me miliona lekë”.
ZIRINA LLAMBRO
Me këtë deklaratë Ministria e Shëndetësisë i ka hequr përfundimisht dorashkat. Akuzat e djeshme janë më të rëndat që kur mes QSU-së dhe këtij dikasteri ka nisur “lufta e ftohtë” e drejtuesve. Sipas ministrit Nard Ndoka, situata aktuale e furnizimit me medikamente dhe materiale të mjekimit po keqpërdoret politikisht, duke krijuar panik dhe tension artificial tek pacientët në nevojë. “Sipas procedurave ligjore dhe administrative, furnizimi me medikamente dhe materiale mjekimi bëhet një herë në vit dhe ai i vitit 2007 është bërë për nevoja të planifikuara deri në fund të muajit korrik 2008. Pra, çdo problem që krijohet me mungesa lidhet vetëm me keqmenaxhimin në QSUT dhe jo me planifikimet dhe aktivitetin e Ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi ministri. Sipas tij, bazuar në të dhënat zyrtare gjatë vitit 2008 i është akorduar QSUT-së një fond prej 2.3 miliardë lekë buxhet operativ, për blerje medikamentesh dhe materialesh mjekimi. “Kjo shifër është më e larta se çdo vit tjetër më parë dhe rreth 25% më shumë se vitin e kaluar. Në plan kombëtar, financimi për QSUT-në përbën 50% të buxhetit operativ të të gjitha spitaleve të Shqipërisë të marra së bashku”, saktësoi Ndoka. Ministria e Shëndetësisë denoncoi dje publikisht refuzimin e grupeve të auditit të Ministrisë së Shëndetësisë për verifikimin e situatës së administrimit të medikamenteve të skaduara nga ana e drejtorit, të shkarkuar tashmë nga ministri. “Në një kohë kur flitet për mungesë në medikamente, ministria ka informacion të plotë se në QSUT janë krijuar humbje të mëdha në medikamente me vlerë deri në 16 milionë lekë të reja, dhe se edhe gjatë vitit të fundit humbjet e paligjshme në medikamente kapin shifrën e më shumë se 1 milion lekë të reja”, bën me dije ministria.