Verifikimi i titujve të 7501-shit, shtyhet me 6 muaj shqyrtimi i dokumenteve
Titujt e pronësisë kaluan në vitin 2008 në fazë rishqyrtimi. Tashmë komisionerët kanë edhe 6 muaj kohë për procesin
Qeveria shqiptare, me një vendim të posaçëm, u ka dhënë edhe gjashtë muaj kohë komisionerëve të komisioneve të verifikimit për të tërhequr çdo lloj dokumentacioni shtesë për të kryer krahasimet e nevojshme. Vendimi i qeveris ka shtuar me 6 muaj kohë afatin për aktivitetin, të cilin ligji në fjalë e ka të përshkruar në Nenin 8, pikën 6 të tijin. “Komisioni i Verifikimit kërkon nga kryetarët e komunave dhe/ose të bashkive, në cilësinë e ish-kryetarëve të komisioneve të tokës, nga ish-kryetarët e komisioneve të tokës në fshatra, nga SAMT, në këshillin e qarkut, ZVRPP-të e rrethit dhe zyra rajonale e AKKP-së dokumente dhe informacione për veprimtarinë e veprimet e kryera gjatë gjithë periudhës së ndarjes së tokës”, - shkruhet në pikën 6 të këtij neni. Pikërisht i gjithë procesi i përshkruar në këtë pikë do të shtyhet në afat kohor prej gjashtë muajsh. Është e qartë se një vendim i tillë tregon se komisionet e verifikimit nuk kanë mundur të mbledhin në kohë gjithë bazën dokumentare që nevojitet për verifikimin e titujve të pronësisë.
Komisionet
Në ligj është parashikuar dhe mënyra se si do të realizohet procesi i verifikimit të titujve të pronësisë. Në bazë të ligjit, me këtë proces do të merret Komisioni Qeveritar i Tokës, që funksionon pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe kryesohet nga zëvendëskryeministri. Komisioni në fjalë do të drejtojë dhe do të mbikëqyrë veprimtarinë e komisioneve vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë nëpërmjet vendimeve që merren në mbledhje, akteve që përgatiten nga sekretariati i KQT-së, kontrolleve që ushtrohen nga KV-të, si dhe marrjes së informacionit për ndarjen e tokës nga struktura të ndryshme shtetërore dhe nga shtetas. Ky komision gjithashtu do të marrë vendime për zgjidhjen e konflikteve territoriale ndërmjet qarqeve për kufijtë e zërit kadastral të tokës bujqësore, si dhe do të shqyrtojë ecurinë e verifikimit nga KV-të për zbatimin e akteve të nxjerra gjatë periudhës së kryerjes së reformës së tokës nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për kalimet ose ndryshimet e sipërfaqes së tokës bujqësore nga njëri qark te tjetri, nga njëra komunë ose bashki te tjetra, nga njëri fshat te tjetri dhe të ndryshimeve të tjera të tokës, të destinuar për ndarje. KQT-ja gjithashtu u propozon organeve eprore dhënien e masave, disiplinore dhe administrative ndaj drejtuesve të organeve të qeverisjes vendore dhe strukturave të tjera shtetërore, veprimtaria e të cilave lidhet me krijimin e titujve të pronësisë mbi tokën, për çdo rast, kur vëren moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet e tjera nënligjore në zbatim.
Ligji
Në bazë të ligjit të miratuar në Kuvend në gusht të vitit 2008, do të njihen të gjithë titujt e pronësisë të dhëna për sipërfaqet, që në datën 1.8.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore” dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 7501 “Për tokën”. Po kështu do të njihen titujt e pronësisë për sipërfaqe të tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, deri në kohën e hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 8337, datë 30.4.1998, “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”. Qeveria gjithashtu ka parashikuar që të njohë titujt e pronësisë mbi sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në Ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.
Titujt e pronësisë që do të anulohen
Nuk janë objekt i dhënies së tokës në pronësi dhe i krijimit të titujve të pronësisë të gjitha sipërfaqet e tjera, që më 1.8.1991 nuk kanë figuruar në regjistrat kadastralë në zërin “Tokë bujqësore”, si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore dhe sipërfaqe të tjera të tokës jobujqësore. Familjet fshatare ose individët që faktikisht e përdorin tokën bujqësore dhe e shfrytëzojnë atë në kufijtë e pretenduar prej tyre, si pronë e parakolektivizimit dhe që nuk kanë pranuar të pajisen me aktin e marrjes se tokës në pronësi, mund ta kërkojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë, sipas procedurave të përcaktuara në Ligjin Nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. Nuk mund të bëhet kërkesë për t’u pajisur me dokumentacion pronësie kur sipërfaqja e tokës së pretenduar u është dhënë më parë në pronësi personave të tjerë, në bazë të dispozitave të Ligjit Nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”. Ligji për vlefshmërinë e titujve të pronësisë parashikon dhe ndalimin e zaptimit të paligjshëm të tokës. Sipas këtij projekti, organet e qeverisjes vendore ngarkohen të ndalojnë çdo zënie dhe përdorim të tokës, në kundërshtim me këtë ligj. Në rastet e pushtimit të tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, detyrimin e bërjes së denoncimit e kanë zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës. Në rastet e pushtimit të tokës bujqësore, dhënë në pronësi ose në përdorim, personave që e zotërojnë, sipas ligjit, të drejtën e denoncimit e kanë vetë pronarët ose përdoruesit e tokës bujqësore. Denoncimi duhet të bëhet me shkrim pranë komisioneve vendore, të cilat nisin hetimin dhe gjobisin me gjobë pushtuesin e tokës.
Paradoksi, Ministria e Bujqësisë e deklaron të mbyllur procesin
Në një nga sqarimet e pakta për çështjen e titujve të pronësisë, Ministria e Bujqësisë, në kuadër të një reagimi ndaj akuzave të bëra nga opozita, ka dhënë disa ditë më parë të dhëna mbi këtë proces, duke e konsideruar thuajse të mbyllur. Gjatë sqarimit të tij për këtë çështje, zëdhënësi i kësaj ministrie, Rexhep Shahu, ka deklaruar: “Në Shqipëri, që nga viti 1991 janë ndarë dhe janë dhënë në pronësi të 444 mijë familjeve fermerë shqiptare 560 mijë ha tokë bujqësore, tokë që e kanë përfituar këto familje dhe kanë marrë tituj pronësie për këtë sipërfaqe toke. Shumë nga specialistët e Bujqësisë së opozitës e dinë se fermerët shqiptarë janë pajisur me tituj pronësie si dhe kanë refuzuar 110 mijë ha tokë bujqësore si të pafrytshme, e cila është e pandarë. Është kryer regjistrimi fillestar i tokës bujqësore në cilësinë e pasurisë së paluajtshme për 2390 zona kadastrale ose për 81 për qind të gjithë zonave kadastrale të Shqipërisë. Pjesa e mbetur është në proces. Për ta mbyllur dhe verifikuar ligjshmërinë e këtyre titujve të pronësisë, nën qeverisjen e sotme janë hartuar akte ligjore e nënligjore dhe janë krijuar struktura të posaçme që po merren intensivisht me këtë proces. Ky regjistrim i tokës bujqësore disponohet nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rrethet e vendit dhe çdo posedues i ’Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi’, akt që është titull pronësie, në çdo kohë, ka pasur dhe ka të drejtën, nëse dëshiron, të paraqitet pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të marrë certifikatën e pronësisë për tokën e tij”.
Fitimi i titullit, dokumentacioni që duhet të përmbajë dosja
Qytetari duhet të paraqesë kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi,
certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës ose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me plan-vendosjen e ngastrës/ngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës.
Plan-vendosjen e ngastrës, që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar.
Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.8.1991 ose punonjës ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë, qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt.
Nëse sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument që vërteton faktin e mësipërm.
2 Prill 2009