Lushnjë, dhunohet polici që ruante spitalin
Dhuna në mjediset spitalore është zhvendosur në Lushnjë edhe te policët roje. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Lushnjës, bëhet e ditur se një 30-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi policie private që ruan spitalin civil të qytetit.
Bëhet fjalë për Albert Karadakun, lindur e banues në lagjen "Loni Dhamo" të qytetit të Lushnjës. Ai ka qenë për shërbime personale në mjediset e spitalit dhe është konfrontuar me policin privat, të cilin më pas nuk ka ngurruar dhe ta godasë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në afërsi të repartit patologjik të spitalit civil në Lushnjë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se Albert Karadaku ka debatuar në fillim me policin roje të spitalit, rreth orës 16:00 të pasdites. Shkak është bërë parkimi i makinës nga Karadaku. Polici jo vetëm që nuk e ka lejuar Karadakun që të parkojë automjetin në mjediset e brendshme të oborrit të spitalit, por ka penguar edhe marrjen e shërbimit të tij nga bluzat e bardha. Debatet e para mes 30-vjeçarit dhe policit të quajtur Qani B., efektiv i policisë private "Nazari 2000", kanë zgjatur rreth 15 minuta. Më pas Karadaku ka mundur të hyjë në spital dhe ka shpërfillur policin. Ai, pas thyerjes së urdhrit të dhënë ndaj 30-vjeçarit, ka kërkuar ndërhyrjen e policëve të tjerë. Kështu pak orë më vonë, rreth orës 19:00, kur Albert Karadaku është rikthyer në mjediset spitalore, është përballur me ekipin e policëve dhe kundërshtinë e tyre. Menjëherë ka dalluar policin që debatoi gjatë pasdites dhe nuk ka pritur shumë, por ka nisur ta grushtojë atë. Në këtë përplasje, kanë ndërhyrë personat e rastësishëm në mjediset spitalore, si dhe disa punonjës të tjerë të policisë private që ruan spitalin. Burimet nga Komisariati i Policisë së Lushnjës tregojnë se, me gjithë ndërhyrjen e personave të tjerë, 30-vjeçari Albert Karadaku ka vijuar të qëllonte policin 40-vjeçar Qani. B. Pasi i ka shkaktuar atij fraktura në fytyrë dhe trup, Karadaku është larguar, por është arrestuar disa orë më vonë në banesën e tij. Ai është arrestuar pas denoncimit të bërë nga polici privat. Akuza e ngritur ndaj Albert Karadakut është ajo e "goditjes për shkak të detyrës". Pas arrestimit, autori është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë të Komisariatit të Lushnjës, të cilëve u ka treguar detajet e përplasjes sipas versionit të tij. Materialet në ngarkim të 30-vjeçarit i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila menjëherë ka nisur procedimin penal ndaj tij. Sot pritet që 30-vjeçari të përballet edhe me masën e sigurisë që do të merret nga Gjykata e Lushnjës.