Policia zbulon një arsenal armësh, ndërsa kërkonte disa sende të vjedhura
Policia e Lushnjës ka mundur të zbulojë autorët e vjedhjes së një lokali në qendër të qytetit dhe ndërsa ka ushtruar kontroll në banesat e autorëve ka gjetur një arsenal të vërtetë armësh luftarake si pistoleta, automatikë kallashnikov dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Tre të rinj, të cilët hetoheshin si autorë vjedhjesh, do të duhet të përgjigjen edhe për një vepër tjetër penale, atë të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Policisë së Lushnjës, konfirmohet se rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të shtunës, uniformat e Seksionit të Krimeve kanë mundur të ndalin shtetasit Olsi.H., 15 vjeç, Klodian Z., 17 vjeç, dhe Orgest Bilbilin, 18 vjeç. Të tre të ndaluarit kanë lindur e banojnë në qytetin e Lushnjës. Sipas policisë, konfirmohet se i prangosuri me moshë më të vogël, 15-vjeçari Orges H. ka qenë i dënuar një herë më parë për vjedhje, ndërsa dy të tjerët janë persona pa precedentë të mëparshëm penalë.
Burimet policore tregojnë se ndalimi i tre të rinjve është realizuar pas dokumentimit të plotë të një vjedhjeje të ndodhur në fillim të këtij muaji në një lokal në qendër të qytetit, që ishte pronë e shtetasit Astrit Bardhi. Por, pas arrestimit të tre të rinjve, policia ka kryer kontroll në banesat e tyre me qëllim gjetjen e materialeve të vjedhura. Sipas policisë, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 17-vjeçarit, Klodian Z., njërit prej autorëve të dyshuar, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, përveç një televizori të markës "Samsung" edhe arsenali i armëve dhe municioneve luftarake.
Arsenali i sekuestruar përbëhej nga një automatik model 56, një kallashnikov me fishekë të kalibrit 7.2 mm, një pistoletë TT e modelit 56, një tjetër armë automatike e papërcaktuar nga modeli, një pistoletë e dytë e markës "Ekol" dhe "Voltran Tuna", tre krehër të mbushur automatiku të modelit 56, një krehër pistolete TT, 160 fishekë të modelit 56 dhe 16 fishekë pistolete të modelit 54. Policia ka vijuar kontrollin e saj edhe në banesën e të afërmve të Klodianit dhe ka mundur që në banesën e gjyshit të tij të gjejë një tjetër armë zjarri automatike, model 56.
Për 70-vjeçarin Ramazan Z., gjyshin e të riut të akuzuar për vjedhje, policia ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë për akuzën e "mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Po sipas burimeve të Policisë së Lushnjës mësohet se tre të rinjtë akuzohen për veprën penale të "vjedhjes" si dhe "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".