Për një copë tokë, at e bir ekzekutojnë fqinjin
Prona vret përsëri. Pas një sherri të vjetër, dje paradite, në zonën e Saukut, dy familje pas debatesh të shumta për një copë tokë, kanë rrëmbyer armët dhe qëlluar ndaj njëra-tjetrës. Bilanci, një i vdekur dhe katër persona të plagosur lehtë. Sipas njoftimit zyrtar, të shpërndarë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dje, rreth orës 10:50, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, u njoftuan se në kthesën e Sanatoriumit pranë shkollës "Eurolingua", ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë pas këtij informacioni, në vendin e ngjarjes mbërriti grupi hetimor i formuar urgjentisht, për të hetuar më tej mbi konfliktin e armatosur. Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, të cilët kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale në vendngjarje, konstatuan se sherri i vjetër kishte degraduar në përleshje me armë për një sipërfaqe toke të cilën e pretendonin familjet Qefalia dhe Bakalli.
Pas hetimeve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, u arrit në përfundimin se viktima e kësaj "lufte" për tokën, ishte shtetasi Xhevdet Shefqet Qefalia, 29 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak nga forcat e policisë. Pavarësisht nga shpejtësia e transportimit të të riut, pas shumë plagëve të marra në trup nga saçme të shumta, ai nuk mundi të mbijetonte. Paraprakisht nga policia dyshohet se autorët e vrasjes, të cilët u identifikuan shumë shpejt, janë shtetasit Kujtim Bakalli, 45 vjeç, dhe djali i tij, Endrit Bakalli, 18 vjeç. Në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të policisë së Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrit kapja e tyre, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit e cila ishte një çifte. Po sipas policisë, dyshohet se motivi kryesor i ngjarjes është për motive pronësie, ku familjet në konflikt pretendojnë se janë pronar të një pjese toke, e ndodhur në afërsi të shkollës "Eurolingua" në lagjen Sauk të kryeqytetit. Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivet e ngjarjes që bëri bujë në këtë zonë. Ndaj autorëve të dyshuar është marrë masa e arrestit në flagrancë, për konsumim të veprës penale të "vrasjes me dashje". Gjithashtu mësohet se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes i thanë gazetës se konflikti mes atë e bir dhe viktimës erdhi pasi dy palët grindeshin prej kohësh për një copë tokë. Dëshmitarët treguan se ishte ngritur një mur në pjesën që pretendohej nga i ndjeri Qefalia, por që pretendohej gjithashtu dhe nga i dyshuari Kujtim Bakalli. Në fakt, dy familjet Qefalia dhe Bakalli nuk jetojnë në zonën ku ndodhi krimi për motive pronësie, por aty, po bëheshin përpjekje për të bërë rrethimin e pronës së gjithsecilit. Ngritja e murit nxiti sherrin, pasi i ndjeri nuk ishte dakord me këtë mur, duke i tërhequr vëmendjen të dyshuarit të krimit, edhe dy ditë më parë, se atë po e ngrinte gabimisht në pjesën e tokës që i takonte atij. Këto pretendime janë ngritur edhe dje paradite, ku i dyshuari Kujtim Bakalli, që ndiqej nga i biri adoleshent, kanë hapur zjarr një herë në ajër me çifte dhe menjëherë më pas e kanë drejtuar armën te Qefalia, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në bark. Viktima arriti të ecë vetëm pak metra, por duke qenë se plaga ishte fatale, ai u rrëzua përtokë ku dhe u ndihmua nga dëshmitarët e rastësishëm dhe forcat policore për t‘u mjekuar në spital, por nuk arriti dot të mbijetojë.