“Ngelësit” e gjimnazit tani një vit stazh
Autori i Lajmit: red.
Reth 1042 nxënës të vitit të parë në shkollat e kryeqytetit, të cilët kanë ngelur në disa provime, rrezikojnë të humbasin shkollën. Kjo për arsye se këtë vit fillon aplikimi i sistemit 9-vjeçar, ndaj këta nxënës duhet patjetër të kalojnë në provimet e vjeshtës ose të bëjnë një vit pushim për të mundur të kapin klasën e dhjetë. Një dilemë mjaft e madhe është edhe ajo e mesuesve, të cilët duhet të bëjnë zgjidhje jo të drejta, në mënyrë që këta nxënës të vazhdojnë të ndjekin shkollën ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre. Ndërkohë, nga Ministria e Arsimit kanë ardhur edhe zgjidhje të tjera që janë ndjekja e një shkolle profesionale trevjeçare për nxënësit mbetës. Në këtë mënyrë, këta nxënës mund të marrin një profesion të caktuar, një certifikatë, por ata automatikisht, janë të përjashtuar nga ndjekja e një universiteti. Përveç kësaj, Ministria deklaron se këta nxënës janë nxitur gjatë gjithë vitit mësimor 2007-2008, me orë suplementare, në mënyrë që ata të kishin mundësi të superonin orët në të cilat kishin ngelur pas shokëve të tyre. E ndërkohë, problem tjetër në këto ditë të para të muajit shtator, mbetet fillimi i vitit të ri shkollor për sistemin parauniversitar, ku tashmë nxënësit do të njihen me atë 9-vjeçar. Sipas specialistëve të Drejtorisë Arsimore, do të ketë një kalim të mësuesve të gjimnazeve në shkollat 9-vjeçare. Për sa i përket infrastrukturës, specialistët thonë se janë marrë të gjitha masat, edhe pse disa shkolla në kryeqytet janë ende në rikonstruksion e sipër nga Bashkia e Tiranës. Për sa i përket këtij problemi, Drejtoria Arsimore ka deklaruar se zhvendosja e mësuesve nga shkollat e mesme në ato 9-vjeçare është pothuajse i përfunduar. Mësuesit që do të zbresin në një nivel më të ulët arsimor do të kenë edhe ndryshime të pagesës dhe do të përzgjidhen në bazë të të dhënave mësimëdhënëse gjatë vitit arsimor. Ata që do të jenë më të dobët, normalisht, do të kalojnë në nivelin e shkollave 9-vjeçare.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008