E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, vodhi çantën e një shtetaseje, në kërkim 28-vjeçari



Një 28-vjeçar është në kërkim nga policia, pasi akuzohet për një vjedhje. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Lushnje, kur një 44-vjeçare ka denoncuar vjedhjen e një sasie parash që ajo i mbante në çantë. Sipas burimeve nga policia, Mimoza K. ka konstatuar vjedhjen e 25 mijë lekëve dhe 50 eurove, si dhe disa dokumenteve. Gruaja ishte duke qëndruar në radhë pranë sportelit të Gjendjes Civile për të marrë një certifikatë kur u krye vjedhja. Policia arriti të identifikonte autorin e ngjarjes, i cili është i riu me inicialet E.S. Po punohet për arrestimin e tij ndërkohë që akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›