Pukë, tenton vetëvrasjen 18-vjeçarja për shkak të depresionit
Një 18-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi helmi. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Pukë. Sipas burimeve nga policia, adoleshentja me inicialet V.N. është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët e saj. Ajo menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga të afërmit. Sipas mjekëve, 18-vjeçarja kishte konsumuar një sasi helmi, por pas ndërhyrjes mjekësore arriti që të dilte nga gjendja e vështirë. Policia nisi hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Sipas burime nga policia, dyshohet se shkak i kryerjes së këtij veprimi nga 18-vjeçarja ka qenë një gjendje depresive në të cilën ajo ndodhej.