E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Durrësit: OSSH-ja vjedh paturpësisht qytetarët shqiptarë

PS e Durrësit ka denoncuar vjedhjen e hapur që KESH po ju bën të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Durrësit dhe të gjithë vendit. Kreu i PS së Durrësit Gazmir Bizhga u shpreh se në këtë moment kur të gjitha bizneset dhe familjet ndodhen në një vështirësi mjaft të madhe ekonomike deri në mbijetesë për shkak të keq qeverisjes së vendit, barrës së halleve të tyre të përditshme ju shtohet edhe vjedhja e paturp që po iu kryen OSSH me faturat e mbingarkuara me energji të pakonsumuar nga abonentët apo me aforfe fiktive edhe kur subjekti është i pajisur me matës të saktë energjie: Më shumë se një herë ne kemi denoncuar publikisht për korrupsionin, vjedhjen, abuzimin dhe shpërdorimin, mungesën e profesionalizmit dhe transaparencës, që ka mbërthyer OSSH-në, i cili tanimë është bërë si oborr i prapmë i qeverisë, ku kullandrisen militantët e PD dhe mbështetësit e klanit qeveritar e familjar të kryeministrit në Durrës dhe ku shqiptarët krahas mungesës së shpeshtë e të gjatë të energjisë elektrike tani iu duhet të përballen me pagesa për një energji të pashpenzuar me të vetmin arsyetim se arka e OSSH është bosh dhe se duhen ulur humbjet dhe rritur arkëtimet. Këto ditë pranë nesh kanë ardhur me dhjetra qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël,  të cilët kanë denoncuar faturat e rënduara me kilovatorë të pashpenzuar dhe të pamatur duke i detyruar që të paguajnë një gjobë të pamerituar. Ankimimit të tyre në zyrat e OSSH ju ka ardhur përgjigjia arrogante se korporata nuk mban asnjë përgjegjësi përsa i përket detyrimit të faturës thua se nuk e ka shkruar vetë.Bizhga ka ofruar edhe shembuj konkretë duke paraqitur fatura elektrike të qytetarëve të ndryshëm që ishin shembuj të hapur abuzimi nga ana e OSSH-së: Ne po ju afrojmë vetëm tre ekzemplare faturash nga ato dhjetra të tilla që kanë ardhur pranë nesh dhe që tregojnë zhvatjen haptazi që po ju bëhet qytetarëve dhe bizneseve.

Email This Klikime: 11

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›