Uilson i kërkon qeverisë të rishikojë ligjin e lustracionit
Tone kritikuese kanë rënë mbi qeverinë shqiptare për mungesë vëmendje të ndërkombëtarëve mbi ligjin e lustracionit. Ndërkombëtaret i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të rishikojë draftin për ligjin e pastrimit të figurave. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Frasen Wilson e ka cilësuar ligjin e dosjeve një ndër më të këqinjtë që ka bërë Shqipëria dhe ka theksuar se ky ligj bie ndesh me kushtetutën dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit. Këto vlerësime, ambasadori Ëilson i ka dhënë në Universitetin e Shkodrës, qyteti që ka vuajtur më shumë nga regjimi komunist ku ka ndaluar zbatimin e ligjit të dosjeve, pa u marrë vendimi nga Gjykata Kushtetuese.
Ambasadori Wilson ka hequr dorë nga gjuha diplomatike dhe ka kërkuar hapur pezullimin e zbatimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, duke paralajmëruar qeverinë se mungesa e reflektimit nga ana e saj, mund të cenojë integrimin europian të vendit. BE është i shqetësuar për faktin se ligji nuk po ndryshon, ndërkohë që Shqipëria deklaron se do të aplikojë për statusin e kandidatit, ka pohuar diplomati. Gjithashtu diplomati foli në Shkodër edhe për zgjedhjet e afërta parlamentare dhe duke i lidhur standardet e tyre me standardet e ligjit të lustracionit bëri këtë deklaratë: Gjërat mund të shkojnë edhe më keq. Duhet të sigurohemi se po merren vendimet e duhura që 2009, të mos jetë një shans i humbur për Shqipërinë. Ndër të tjera, ambasadori Wilson ka përmendur edhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO duke theksuar se, "këtë vit vendi juaj pret të anëtarësohet në NATO. E keni vetë në dorë nëse ky do të jetë një vit i mbarë ose jo në integrimin e Shqipërisë në BE, u shpreh ambasadori britanik. Z.Wilson i vlerësoi tepër të rëndësishme zgjedhjet e 28 Qershorit dhe uroi që procesi i pajisjes së qytetarëve më karta identiteti të përfundojë brenda afateve kohore.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1