E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grup diplomatësh të huaj kërkojnë të marrin kompetencat e parlamentit shqiptar

Qeveria në hije e diplomatëve të huaj kërkon rishikim të ligjit dosjeve
Vazhdojnë tonet kritike për qeverisjen Berisha në drejtim të zbatimit të ligjit të dosjeve. Dita e djeshme ka pasur tre deklarata të njëpasnjëshme nga faktorët ndërkombëtarë, ku spikat deklarata e ambasadorit anglez Uilson,  e ambasadores ceke Fialkova, dhe e reporterëve të KE. Tashmë loja e dosjeve është kthyer në një mollë sherri midis qeverisë dhe opozitës, ku herë pas here futen në lojë dhe diplomatët e huaj. Trupi diplomatik po qëndron si një detashment i grupuar në një linjë me opozitën  për të kontestuar ligjin e dosjeve. Nëse një ditë del ambasadori amerikan, të nesërmen del ai anglez, një ditë tjetër përfaqësuesi cek  dhe me radhë kështu trupi diplomatik në Shqipëri në unison vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim me opozitën shqiptare e cila duket se nuk e ka për zemër këtë ligj. I njëjti qëndrim ka qenë nga ky trup diplomatik në Shqipëri edhe në rastin e miratimit të Kodit Zgjedhor ku herë dilte pro Edi Ramës ambasadori gjerman, herë dilte ai anglez,  herë dilte ai amerikan dhe herë ai holandez, ku të gjithë së bashku nënë dorën e dirigjentit Rama dilnin pro kodit të propozuar nga socialistët. Shihet qartë tashmë tendenca e trupit diplomatik për të përkrahur opozitën e Edi Ramës dhe nisma e këtij të fundit. Rasti më flagrant ka qenë ai i ambasadorit gjerman, i cili pas hëngri një drekë pune me dyshen Rama-Veliaj, në rastin e grevës së deputetëve që kontestonin kodin zgjedhor, bëri deklaratën bombë kundër kësaj greve dhe pro miratimit të Kodit që përjashtonte një grupim të caktuar politik nga konkurrenca politike. Një pjesë e shqiptarëve e di mirë se kush janë lidhjet ekonomike, politike dhe sentimentale të ambasadorit gjerman, i cili nëpër ekspozita të ndryshme fotografike  kërkon të përcjellë para shqiptarëve homoseksualizmin si kulturë moderne e cila duhet të futet gradualisht në Shqipëri. E bëjmë këtë parantezë për të sqaruar se i gjithë trupi diplomatik shqiptar është në unison i mbështjellë rreth Edi Ramës, duke ndërhyrë me forcë në punët e shtetit shqiptar. Deklaratat e djeshme e ambasadorit Uillson vjen në sinkron me qëndrimin  e opozitës kundër ligjit të spiunëve. Është paradoksale që shoqëria shqiptare të vazhdojë të ngelet peng e së kaluarës së saj, ku shumë deputetë të parlamentit thërriten me pseudonime të ndryshme. Është paradoksale që edhe këtë mandat deputetësh, një tufë zyrtarësh ambasadorë të mikluar nga bakshishet e kryetarit të opozitës, të na e kthejnë sërish  në mandat spiunësh. Deklaratat e Uillson kundër dosjeve, në fakt, duhen konsideruar si deklarata të një trupi diplomatik i cili është kthyer në një qeveri hije dhe funksionon sipas rregullave të caktuar brenda grupimit të tyre. Në këtë grupim po të vëmë re me vëmendje janë bërë palë ambasadori amerikan Uithers, ambasadori Hollandez, ambasadori gjerman, ambasadori anglez dhe së fundmi po afrohet edhe ambasadori suedez i cili pritet të dalë në skenë sapo ti dalë boja kryetarit të radhës që mesa duket qenka ambasadori anglez Uillson. Nëse politika shqiptare do të vazhdojë të funksionojë me deklarata ambasadorësh të cilët hanë e pinë gjithë ditën  me kryesocialistin Rama, atëherë kjo do të jetë fatkeqësi kombëtare për një komb tërë. Gjithsesi deklaratat e djeshme të një grupi ambasadorësh kundër ligjit të dosjeve duket qartë se është lojë e stisur më së mirë nga qeveria në hije e diplomatëve   të huaj në Shqipëri. Tashmë populli shqiptar duhet të jetë i lumtur që fatin e tij e kanë marrë në dorë një grup zyrtarësh të huaj të cilët mesa duket kërkojnë të marrin në duart e tyre edhe kompetencat e parlamentit shqiptar.

Email This Klikime: 84

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›