Reporterët e KE kërkojnë rishikim të ligjit të spiunëve
Me tone kritikuese qeveria shqiptare ka marrë para dy ditësh edhe nga raporterët e KE për ligjin e dosjeve, sipas së cilëve ky ligj duhet riparë pasi është kritikuar jo vetëm nga KE, por dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas tyre, qeveria shqiptare nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojë për rishikimin e tij, por ata shpresojnë që ajo të ndryshojë mendim. Në fund të marsit, ata do të përgatisin raportin dhe besojnë se do të ketë në të dhe mendimin e Komisionit të Venecias.
Në lidhje me ndryshimet në përbërjen e delegacionit shqiptar në KE, reporterët ritheksuan faktin që i takon secilit vend anëtar të marrë vendime në mënyrë të pavarur duke pasur gjithnjë parasysh përmbushjen e detyrimeve ndaj Këshillit të Europës dhe respektimin e rregullave të brendshme. Një ditë pasi reporterët Wilshire e Lakson përfunduan vizitën dy ditore në Tiranë, Këshilli i Europës ka dalë me një deklaratë për ligjin e dosjeve. Përmes saj ky institucion kërkon që qeveria të ndryshoj qëndrim për ligjin e lustracionit, ndërkohë një shqetësimin tjetër i Këshillit është se ky ligj mund të sjellë përplasje të forta politike në vend. Në njoftimin publikuar nga zyra e shtypit të Këshillit të Europës citohen takimet që dy raportuesit e këtij Këshilli, David Wilshire dhe Jako Laakso zhvilluan një ditë më parë në Tiranë. Sipas deklaratës, ata e nxitën Gjykatën Kushtetuese dhe qeverinë ta paraqisnin ligjin e dosjeve në Komisionin e Venecias për të qenë të sigurt për përputhjen e tij të plotë me detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Europës. Sipas raportuesve një mënyrë për të shmangur një krizë të mundshme mund të ishte shtyrja e zbatimit të ligjit deri pas shpalljes së vendimit nga ana e gjykatës kushtetuese dhe shqyrtimit të ligjit nga ana e Komisionit të Venecias. Ligji i hapjes së dosjeve u miratua në fund të dhjetorit të vitit të shkuar vetëm nga votat e deputetëve të partive në pushtet. Ligji është kundërshtuar ashpër nga të gjitha institucionet perëndimore dhe opozita shqiptare.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1