Çfarë mësojnë rekrutët në kampet terroriste?
Autori i Lajmit: Redaksia
Faisal Shahzad, i dyshuari për atentatin me autobombë në Times Square të Nju-Jorkut, u tha hetuesve federalë se ai ishte stërvitur në njërin prej kampeve në rajonin e Vaziristanit në Pakistan. Por hetuesit vunë re një detaj me të vërtetë amatoresk për një person që stërvitej nga terroristë profesionistë. Faisal kishte harruar çelësat në derën e mikrobusit. Lind pyetja: Çfarë mësojnë me të vërtetë terroristët në kampet e stërvitjes? Së pari, kampet e sotme të stërvitjes së terroristëve ndryshojnë shumë në krahasim me të shkuarën. Dyshimet se në këto vende zhvillohen ofensiva të vërteta afër Kandaharit në Afganistan, ku Osama dyshohet se ka planifikuar sulmet terroriste të 11 Shtatorit, janë diçka e së shkuarës. Sot, burime brenda Al-Kaedas thonë se grupe terroriste pakistaneze si Tehrik-e-Taliban (TTP) dhe Lashkar-e-Taiba (LET), që mendohet se fshihen pas sulmeve të Mumbait më 2008, stërviten të ndara në njësi shumë të vogla dhe vende të izoluara. Kampet ku ato mblidhen janë relativisht të vogla, në vetëm një ose dy ndërtesa që përdoren përkohësisht. Grupet janë gjithnjë në lëvizje për shkak të gjurmimit nga agjentët sekretë apo satelitët. Ato mendohet se i shfrytëzojnë tërësisht burimet e tyre gjatë stërvitjeve. Sipas disa përllogaritjeve, sot në Pakistan operojnë rreth 40 kampe stërvitjeje të shtrira në të gjithë vendin. Përfshirja e një militanti brenda kampeve nuk është e lehtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për të huaj. Grupe si TTP, lidershipi i të cilave është ekzekutuar disa herë nga sulmet ajrore amerikane të muajve të fundit dyshojnë me të drejtë në afrimin e personave të huaj që mund të jenë agjentë perëndimorë të maskuar. Pesë djem të rinj amerikanë e mësuan diçka të tillë dhjetorin e shkuar kur ata nuk u pranuan të stërviteshin në këto kampe. Megjithatë, xhihadistë si Shahzad mund të maskohen shumë mirë, pasi kanë persona të njohur brenda grupit. Grupe rebelësh me lidhje perëndimore si të ashtuquajturit “talebanët gjermanë”, besohet gjithashtu se organizojnë rekrutime të mëdha nga jashtë Pakistanit. Autoritetet pakistaneze thonë se kërkesat e stërvitjes në kampet terroriste janë shumë të rrepta. Ata shtojnë se në çdo kamp stërvitet një numër shumë i kufizuar rekrutësh (p.sh vetëm 20 të tillë). Eksperienca e tyre mund të variojë. Një ditë tipike nis me lutjen e zakonshme. Më pas rekrutët u nënshtrohen stërvitjeve sfilitëse fizike. Instruktorët, të cilët shpesh janë xhihadistë veteranë, janë njerëz të arsimuar. Pasditet zakonisht shërbejnë për indoktrinimin. Mund të duket e çuditshme, por studentët e rinj kanë ende nevojë për tu bindur për iniciativën që kanë marrë. Atyre u tregohen orë pas orësh video regjistrime të sulmeve vrastare të perëndimorëve kundër myslimanëve për tu hequr dhe ato hijet e fundit të dyshimit të kauzës së xhihadit. Rekrutëve tipikë u jepen leksione se si të përdorin armë të vogla si kallashnikovët apo mitralozët, granatat, taktikat e sulmit trup më trup me armikun dhe instruktimin e montimit të minave. Kampet e Al Kaedës të para viteve 2001 instruktonin dhe përdorimin e snajperit dhe mortajave, por kjo sot ndodh shumë më rrallë. Studentëve më të shkathët u rezervohen trajnime të mëtejshme më të specializuara. Prandaj, është shumë e vështirë për të mësuar stërvitjen e specializuar që mund ti jetë rezervuar Shahzadit apo përse ai ishte i papërgatitur për të çuar deri në fund planin e tij. Me sa duket, prandaj dhe grupi i TTP-së ngurron të pranojë se Faisal ishte njëri nga nxënësit e tij.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010