E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH: Medalje nderi për nxënësit e mësuesit më të mirë

Autori i Lajmit: RedaksiaNxënësit e shkëlqyer, mësuesit dhe shkollat më të mira të arsimit parauniversitar në vend kanë mbyllur vitin kalendarik duke u shpërblyer me marrjen e medaljeve dhe certifikatave të mirënjohjes nga shteti. Ceremonia u organizua nga Ministria e Arsimit ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Berisha, i cili ka premtuar në vijim të mandatit qeverisës, reforma për rritjen e cilësisë në arsim. “Katër vitet që vijnë, është detyra jonë që këta vogëlushë ti bëjmë të kenë kompjuter dhe të fillojnë të lundrojnë në hapësirat e pafundme të tij. Është detyra jonë që të mbajmë gjithnjë në epiqendër të përpjekjeve tona për një arsim cilësor, mësuesin”,- u shpreh kryeministri. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, nga ana e tij, ka garantuar mbështetje për të gjithë ata që shquhen për rezultatet e tyre shkollore dhe akademike. Në këtë ceremoni mirënjohje u vlerësuan me medalje nderi dhe kompjuter katër nxënës të arsimit të mesëm, me certifikata mirënjohje dhe kompjuter 5 nxënës të arsimit 9-vjeçar, 15 mësuesit më të mirë, 3 edukatoret më të mira, 6 shkollat më të mira të arsimit të mesëm: “Sami Frashëri”, “Qemal Stafa” në Tiranë, “Ali Demi” në Vlorë, “Janaq Kilica” në Fier, si dhe 16 shkollat më të mira të arsimit 9-vjeçar. Gjithashtu, kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, vizituan dje, Shtëpinë e Fëmijëve "Zyber Hallulli", në Tiranë, ku shpërndanë dhurata dhe uruan festat e fundvitit për fëmijët e kësaj qendre. Në emër të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë "Domenik Scaglione", kryeministri Berisha dhe zonja Liri Berisha, drejtuese e këtij fondacioni, u shpërndanë fëmijëve dhurata për festat e fundvitit, duke i uruar atyre një vit të mbarë. Kreu i Qeverisë vlerësoi gjithashtu punën e stafit arsimor të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli", që sipas tij, përveç edukimit të këtyre fëmijëve, përfaqësojnë edhe ndjenjat njerëzore të prindërve shqiptarë. "Përgëzoj për punën e shkëlqyer të gjithë kolektivin e kësaj shkolle dhe falënderoj mësuesit për punën që bëjnë. Ata përfaqësojnë ndjenjat njerëzore të prindërve shqiptarë dhe zëvendësojnë diçka që u mungon këtyre fëmijëve me një dashuri prindërore", -tha kryeministri Berisha. Ai shprehu vendosmërinë për të qëndruar pranë këtyre fëmijëve dhe stafit arsimor të kësaj qendre, në mënyrë që ata të përmbushin sa më mirë këtë mision fisnik.

Aktiviteti “ Më të mirët e vitit 2009 “

1. Shkollat e mesme të përgjithshme më të mira të vitit 2009 janë :
1. “Sami Frashëri”, Tiranë
2. “Qemal Stafa”, Tiranë
3. “Ali Demi” , Vlorë
4. “Janaq Kilica”, Fier
5. “18 Tetori”, Lushnjë

2. Shkolla më e mirë profesionale
1. “ Beqir Çela “ , Durrës

3. Shkollat 9- vjeçare
1. “Andon Xoxa” , Fier
2. “Ismail Qemali”, Shkodër
3. “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës
4. ”Selim Alliu”, Peshkopi
5. “22 Tetori”, Berat
6. “Ali Agjahu”, Elbasan
7.” Avni Rustemi”, Kukës
8. “Mësonjëtorja”, Korçë
9. “Gjergj Kastrioti”, Lezhë
10. “Koto Hoxhi”, Gjirokastër
11. “Lef Sallata”, Vlorë
12. Kamëz , qarku i Tiranës
13. “Dora d Istria”, Tiranë
14. “Misto Mame”, Tiranë
15. “Jeronim de Rada”, Tiranë
16. Babrru, qendër qarku i Tiranës

4. Kopshti më i mirë
1. Kopshti 21, Tiranë
2. Parafabrikat, Durrës

5. Mësuesit më të mirë
1. Mehmet Shipka , nga DAR Elbasan
2. Lindita Jata , nga DAR Kukës
3. Pandush Vace, nga DAR Korçë
4. Margaret Mara( Dhimitri ), nga DAR Durrës
5. Vjollca Kola, nga DAR Dibër
6. Flamur Çobo, nga DAR Berat
7. Majlinda Abazi, nga DAR Fier
8. Sareta Haska , nga DAR Gjirokastër
9. Astrit Dizdari , nga DAR Shkodër
10. Vigjilenca Hasdani, nga DAR Vlorë
11. Vera Balla, nga DAR Lezhë
12. Skënder Bulku, nga DAR Tiranë
13. Nirvana Nasi, nga DAR Tiranë
14. Servete Cenalla, nga DAR Tiranë
15. Arbana Berisha , nga DAR qarku Tiranë

6. Edukatoret më të mira
1. Elda Zani, Gjirokastër
2. Xhuljeta Veshaj, Vlorë
3. Pranvera Bejleri, Korçë

7. Nxënësit e shkollave të mesme: Janë 4 fituesit që mbaruan shkollën e mesme me medalje të artë., pra të shkëlqyer në mësime dhe fitues të olimpiadave të ndryshme në shkollë të mesme.

1. Hyrjet Boksi, shkolla “28 Nëntori”, Shkodër
2. Arbana Grembi, shkolla “ Flatrat e dijes “, Fier
3. Manushaqe Muço, shkolla “ Perla “, Vlorë
4. Orlen Shiba, shkolla “ Petro Nini Luarasi “, Tiranë

8. Nxënësit e shkollave nëntëvjeçare : Janë fitues medaljesh në olimpiadën ballkanike të matematikës si dhe nxënës të shkëlqyer në shkollat e tyre.
1. Gledis Kallço, shkolla “ Vincenc Prendushi “, Durrës
2. Laura Lutaj , shkolla “ The independent” , Tiranë
3. Olsi Leka, shkolla “ Rilindja “, Durrës
4. Florida Ahmetaj, shkolla “ Turgut Ozal “, Tiranë.
5. Ledis Bidaj , shkolla “Flatrat e dijes “, Fier.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›