Politika të nxjerrë duart nga bankat
Autori i Lajmit: Nga Filip StivensStuhia mund të jetë ndezur rreth tyre, por bankierët janë mbërthyer në një garë për të thënë diçka të vërtetë budallaqe. Një vit i cili filloi me një kolaps të kërcënuar të sistemit ndërkombëtar financiar i afrohet një kujtese se pse qeveritë nuk mund tu besojnë përsëri për të ardhmen e ekonomive të tyre titanëve të vetorganizuar financiarë. Deri pak ditë më parë, Llojd Blankfajn nga Goldman Sachs dukej qartë se do ta merrte çmimin. Blankfajn, lexuesve do tu kujtohet, ka deklaruar se ne nuk duhet të jemi shumë të ashpër me bankierët, sepse ata po e bëjnë “punën e Zotit”. Më vonë ai protestoi se fjalët e tij ishin thënë në shaka. Me humor ose ndryshe drejtuesit Goldman në Londër kishin marrë guximin që ta quanin atë si bankierin e Perëndisë. Tani, Stiven Hester, shef ekzekutiv i Britains Royal Bank (BRB) në Skoci, ka bërë përpjekjet e fundit për këtë trofe. Politikanët që kanë shpëtuar industrinë e shërbimeve financiare, kishte vlerësuar Hester një ditë më vonë, tani duhet tua dorëzojnë të gjitha atyre që e kanë shkaktuar këtë rrëmujë. Të jemi të sinqertë, Hester nuk i është bashkuar Blankfajnit në kërkimin për një autoritet më të lartë shpirtëror, kur ka garuar kundër politizimit të dyshuar nga autoritetet në Britani dhe BE për udhëheqje të BRB-së. Mirëpo, nëse mesazhi i tij ishte real, mendimi themelor ishte absurd. Sipas ngjarjeve të vitit të kaluar, ndokush mund të besojë se politika mundet apo duhet të nxirret jashtë sistemit bankar? Përkundrazi, rikrijimi i industrisë së shërbimeve financiare që i shërben një interesi më të gjerë se sa bankierët që kërkojnë nga politika. Arsyeja e menjëhershme e zemërimit në qytetin e Londrës, është imponim i Thesarit të 50 për qind të supertatimit në bonuset prej më shumë se 25.000 funte. Megjithatë, prapa rebelimit qëndron një ankesë e thellë. Pa marrë parasysh se sa është e vështirë të besohet, bankierët duket se mendojnë që politikanët janë duke ndërhyrë tepër shumë me forcat e lojës së tregut të lirë. Një tjetër mënyrë e sqarimit të kësaj, do të ishte të themi se tani qeveritë kanë shoqëruar të gjitha humbjet, ata duhet të qëndrojnë prapa për të lejuar që bankierët të rikthejnë fitimet. Në rastin e BRB-së kundërshtimi është e qartë. Të shpëtuar nga falimentimi, banka e Hesterit është kryesisht në pronësi të shtetit. Më shumë se katër të pestat e aksioneve janë në pronësi të taksapaguesve dhe disa qindra miliarda funte të pasurive të BRB-së janë siguruar nga thesari. Politikanët, me fjalë të tjera, janë përfaqësues të aksionerëve kryesorë. Hester mendon se ka tepër shumë “politikë” në këtë lidhje. Çfarë Hester e diskrediton si “politizim” ishte krejtësisht pa dashje. Qeveritë nuk duan të shkatërrojnë financat publike me derdhje të qindra miliarda funteve në banka të dështuara. Duke bërë kështu, nga ata nuk mund të pritet thjesht për tu tërhequr mbrapa dhe të duartrokasin një kthim në rrugët e vjetra. Kufiri në mes të politikës dhe bankave ka ndryshuar përgjithmonë. Bankierët e kanë më mirë të mësohen me të. Kjo nuk është një pyetje e ndëshkimeve të vogla ose të hakmarrjes, duke pasur parasysh edhe dhimbjen që bankat kanë shkaktuar në pjesën tjetër të shoqërisë, është po aq edhe për të pranuar impulsin. Një supertaksë për bonuse këtë vit i drejtohet vetëm simptomës. Problemi themelor është strukturor: mungesa e konkurrencës lejon një numër të vogël të lojtarëve për nxjerrjen e qirave të larta për atë që Tarner, kryetari i Autoritetit të Shërbimeve Financiare, e quan aktivitet “shoqëror i padobishëm”. Ne tani e dimë se tregjet financiare nuk janë të vetekuilibruara. Hapi i ardhshëm është që të pranojmë se ato janë gjithashtu jokonkurruese. Bankat thonë se rezultati i ndërhyrjes politike ka gjasa të jetë një sektor i vogël financiar, duke e lënë Londrën për më pak ndërhyrje të rregullatorëve dhe regjimeve miqësore të taksave. Ata mund të kenë të drejtë. Por do të jetë ekonomia britanike me të vërtetë humbëse, në qoftë se disa në industri vendosin të emigrojnë në paqartësinë e taksave efikase?
Ky lajm është publikuar: 25/12/2009