E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: “Procesi mësimor në Marqinet, Marikaj, Muçaj, Vorë qendër do të nisë së shpejti”



Procesi mësimor në fshatrat Marikaj, Muçaj, Marqinet dhe në Vorë qendër, pritet të nisë së shpejti, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Të dhënat e Ministrisë tregojnë se në zonën ku ndodhi shpërthimi mësonin 2 112 nxënës dhe frekuentonin kopshtet 452 fëmijë. Për këtë, Ministria e Arsimit, përmes Drejtorisë Arsimore të Qarkut të Tiranës dhe asaj të Durrësit, po marrin të gjitha masat për kthimin e normalitetit të jetës së nxënësve dhe funksionimin e mësimit nëpër shkolla. Sipas Drejtorisë Arsimore Rajonale në Tiranë, në ditët pasardhëse është gati fillimi i mësimit në të gjitha fshatrat e zonës, ndërsa mbetet për t‘u zgjidhur vetëm problemi i funksionimit të shkollës së fshatit Gërdec. Edhe pse shkolla në këtë fshat mund të rindërtohet në një kohë rekord, pamundësia e kthimit të familjeve pranë vendbanimeve të tyre, e vështirëson rinisjen e mësimit aty për 200 nxënësit e saj.

25 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›