E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB publikon ecurinë e procesit të letërnjoftimeve elektronike

Ministria e Brendshme nëpërmjet një deklarate për shtyp ka informuar publikun për ecurinë e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Sipas kësaj ministrie, bëhet e ditur se deri ditën e enjte, datë 19 mars 2009, rezulton se kanë aplikuar 301 776 persona dhe janë prodhuar 200 094 letërnjoftime elektronike. Lidhur me këtë fakt, bëhet e ditur nga zëdhënësi i kësaj ministrie, se intensiteti i aplikimit është në rritje nga dita në ditë. Aktualisht bëhen 13 mijë aplikime në ditë. Po ashtu intensiteti i prodhimit të kartave po shkon drejt kapacitetit maksimal. Aktualisht po prodhohen 16 mijë letërnjoftime elektronike në ditë, theksoi ai. Nëpërmjet kësaj deklarate, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që kanë aplikuar deri në datën 8 mars të paraqiten pranë zyrave të minibashkive për të tërhequr letërnjoftimet e tyre. Gjithashtu, Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që nuk zotërojnë pasaportë për udhëtim jashtë shtetit të drejtohen sa më parë tek qendrat e aplikimit për letërnjoftime elektronik

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›