E Shtunë, 31 Tetor 2026

MBUMK drejt krijimit të agjencisë së pagesave



Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit po përgatit kuadrin ligjor, konform standardeve evropiane, me qëllim krijimin për herë të parë të Agjencisë së Pagesave, që do të menaxhojë zbatimin e projekteve dhe financimeve të huaja në sektorin e bujqësisë. Burime nga kjo ministri bënë të ditur se Agjencia e Pagesave do të funksionojë si një institucion, i cili do të ketë për qëllim rritjen e efikasitetit të zbatimit të projekteve, menaxhimin e tyre dhe krijimin e rrjetit apo zinxhirit të projekteve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Aktualisht, në sistemin e bujqësisë dhe ushqimit zbatohet një numër i konsiderueshëm projektesh që financohen nga BB, USAID, IFAD, FAO, MADA, SIDA SNV e tij, por sipas praktikave ndërkombëtare, inkuadrimi i tyre në një agjenci do të rrisë shkallën e efektivitet dhe realizimit me cilësi të projekteve të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›