E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH, shoqëria që i jep energji më shumë se 1 milion konsumatorëve

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është shoqëria që furnizon me energji më shumë se 1 milion konsumatorë shqiptarë. Nga viti në vit është bërë e mundur rritja e numrit të konsumatorëve, që kanë lidhur kontratë me KESH, dhe janë futur në skemën e rrjetit që furnizohen nga OSSH, çka do të thotë se numri i familjeve që janë “jashtë” rrjetit është zvogëluar. Drejtori i OSSH-së, Seit Dollapi, në prezantimin e strukturës së re, të kësaj shoqërie tha dje se nga viti në vit është rritur numri i konsumatorëve. Në vitin 2006 numri i konsumatorëve ka qenë 975 mijë, në vitin 2007, 999 mijë konsumatorë dhe në vitin 2008 ka shkuar në 1.040.000. Ndërkaq të ardhurat vjetore nga viti në vit po ashtu kanë ardhur duke u rritur. Sipas të dhënave zyrtare të OSSH-së, në vitin 2006 të ardhurat vjetore kanë qenë 22.5 miliardë lekë, në vitin 2007 kanë qenë 23.4 miliardë lekë dhe në vitin 2008 parashikohen të arrihet një shifër prej 28 miliardë lekësh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›